Shembuj marketingu për klinikat estetike dhe produktet e bukurisë

Pamja e jashtme është një aspekt i rëndësishëm i mënyrës si ndihemi për veten. Shumë persona kujdesen në mënyra tradicionale për trupin, shëndetin dhe pamjen. Për të tjerë investimi te pamja nënkupton kurimin e pamjes në maksimum, me kura profesionale e ndërhyrje estetike. Besohet se kinematografia, media dhe moda kanë ndikuar në rritjen e kërkesës për ndryshime të pamjes.

Keni një sallon bukurie apo një klinikë estetike? Ja disa ide si mund të reklamoni këto trajtime personave të interesuar.

Shembuj suksesi

Love Island është një nga reality show anglezë më të famshëm të momentit. Love Island është një show për të gjetur partnerin apo partneren ideale. Formati transparent e ka kthyer në një nga emisionet më të shikuara. Shpesh pjesëmarrësit komentohen për pamjen apo veshjen e tyre të kuruar në maksimum. Hashtag-e si LoveIslandLooks japin mijëra rezultate nga interesi për pamjen e pjesëmarrësve. Një nga to, Molly-Mae, e paraqitur më poshtë, është dhënë si shembull i ndërhyrjeve për një fytyrë të bukur në formë zemre në një post në Facebook rreth Love Island. Kjo nuk është një shtysë për tu dukur si vajza në fjalë. Thjesht i tregon personave të interesuar për ndërhyrjet, disa nga rezultatet që mund të arrijnë.

Bashkëpunoni me eksperta

Tolson Center for Cosmetic Surgery është një klinikë estetike amerikane. Me anë të marketingut ka arritur 329% konvertime të klientëve¹. Ato kanë bashkëpunuar me një agjenci marketingu dixhital për fushatat online. Agjencia ka shkruar dhe tekstet për reklama për faqet specifike të fushatave. Me anë të reklamimit dhe praktikave SEO, klinika u pozicionua në vend të tretë në Google për kërkimin “operacion plastik”.

Tolson Website Digital Marketing Results

Fushatë reklamash native

Avène njihen si markë farmaceutike, por donin të arrinin një treg më të gjerë të personave të interesuar për kujdesin ndaj lëkurës. Ato bashkëpunuan me Benjamin Native Studio për tu ripozicionuar në treg. Një nga produktet më të shitura të Avene blihet çdo 20 sekonda në një farmaci në Francë. Ama fushata po zhvillohej në Danimarkë, ku shumica e grave blejnë në dyqane kozmetike. Ato bashkëpunuan me Costume, një nga faqet më të mëdha të modës në Danimarkë. Mbi 148000 vizitorë të rinj çdo muaj! Studimet e kompanisë native treguan se lexuesit e faqes pëlqenin shumë guidat, këshillat e thjeshta për tu ndjekur dhe produktet që ishin brenda buxhetit të tyre.

Avène ka marrë çmimin e dytë në 2018 për reklamimin më të mirë nativ me këtë fushatë. Përgjatë 2018, kompania e marketingut prezantoi pikat e forta të produkteve Avène, duke krijuar preferencë për markën. Mënyra e realizimit të fushatës përgjatë vitit siguroi që audienca do angazhohej pasi do i pëlqente kontenti, por edhe që besueshmëria e publikuesit Costume nuk do prekej, madje do rritej. Për tu siguruar që kontenti do ishte i përshtatshëm, agjencia krijoi kontent ekskluziv për çdo platformë.

Produktet, trajtimet dhe ndërhyrjet e bukurisë, për trupin ose fytyrën, duket vetëm të shtohen si kërkesë me kalimin e viteve. Marketingu dixhital mund t’ju ndihmojë tej mase me rritjen e numrit të klientëve dhe shitjeve të produkteve e trajtimeve që ju ofroni.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!