E vetmja platformë online që ofron shërbimin e reklamave native në Shqipëri, Boost Discovery është një nga risitë më të mëdha të marketingut dixhital. Kur një mesazh vjen nga një burim i sigurtë, ne e besojmë atë. Në bashkëpunim me disa nga mediat më prestigjoze online, platforma ofron reklamim në mënyrë tepër tërheqëse, pa cënuar përcjelljen e mesazhit te mijëra veta apo integritetin e medias.
Funksionalitetet e platformës
Platforma Boost Discovery ofron funksionalitete të shumta. Mund të krijoni reklama me imazhe ose me video dhe të përcaktoni:
- buxhetin që ju përshtatet
- uebsitet ku dëshironi të shfaqet reklama juaj
- ditët dhe oraret
- shpeshtësinë e shfaqjes për çdo vizitor
- dhe më e rëndësishmja, ju mund të vendosni vetë koston për klikim.
Suksesi i reklamave native
Vëmendja e vizitorëve online është më e limituar se kurrë dhe lufta për këtë vëmendje më e fortë se kurrë. Në botë reklamat native përdoren prej kohësh dhe janë tepër fitimprurëse për të gjitha palët e përfshira. Buxheti që kompanitë kanë shpenzuar për Native Ads është rritur me 600% nga viti 2014 në 2016¹. Suksesi i reklamave native vjen nga natyra e tyre aspak ndërhyrëse apo bezdisëse. Kur lexohet një reklamë native e cilësisë së lartë, konsumatorit i rritet niveli i besimit te kompania.

dhe do tërheqë vizitorë të cilët duan të dinë më shumë.
Targetimi i audiencës
Ky funksionalitet gjithashtu ndihmon në suksesin që reklamat native dhe platforma Boost Discovery ofrojnë. Targetimi i audiencës kryhet në tre mënyra kryesore bazuar në:
- Vetë audiencën që media ka
- Preferencat dhe pëlqimet e vizitorit
- Interesin që do shfaqë audienca për përmbajtjen e mesazhit tuaj.
Gjithashtu, Boost Discovery përdor algoritmat e Inteligjencës Artificiale dhe “Machine Learning” për të optimizuar performancën e reklamimit.
Ne jemi rrjeti online më i madh në vend i reklamimit nativ, i pari dhe i vetmi i llojit të tij në Shqipëri. Na kontaktoni nëse dëshironi të merrni një plan të personalizuar marketingu nativ për biznesin tuaj.