Marketingu i restoranteve: si të tërheqësh njerëz të uritur?

Ushqimi, pjesë e përditshme dhe e pandashme e jetës sonë. Ne ndajmë ushqimin me të njerëzit tanë të dashur, ne flasim rreth pjatave tona të preferuara dhe teknikave të reja të gatimit. Pavarësisht se ushqimi na duhet për të mbijetuar, ne kemi një marrëdhënie komplekse me të përtej nevojës. Ne dalim për darkë për të festuar një lajm të mirë. Çlirojmë stresin duke ngrënë, hamë për tu socializuar, hamë për shije etj. Ushqimi është art më vete, e kush e ka perfeksionuar më mirë sesa një shef kuzhine?!

Nga njëra anë, ushqimi nuk ka nevojë për shumë argumente mbrojtëse. A të është shfaqur ndonjëherë një ëmbëlsirë në Instagram dhe veç aq është dashur që stomaku të fillonte protestat? Pikërisht! Nga ana tjetër, restorantet dhe ushqimet vazhdojnë të shtohen dhe të rafinohen. Shpesh, është e vështirë të zgjedh6ësh se ku do të hash.

Ke një piceri klasike dhe dëshiron të tërheqësh personat që preferojnë picat italiane? Do të gjesh dashuruesit e çokollatës? Ofron ushqime pa gluten? Për të shtuar klientelën tuaj, ja disa taktika për marketingun e restoranteve dhe ushqimeve sipas AdEspresso:

  • Inkurajo vlerësimet në Google, Facebook apo Trip Advisor. Gjithashtu inkurajo kontentin e gjeneruar nga klientët, p.sh. fotot, i cili ka konvertim më të lartë 4.5%
  • Thjeshto procesin e porositjes sa më shumë të jetë e mundur
  • Përdor përshkrime dhe foto me cilësi të lartë që ngjallin uri për pjatat që ofron
  • Ndaj ushqime sezonale dhe oferta të limituara për të krijuar një sens urgjence
  • Trego kontent prapa skenave- çfarë ndodh në kuzhinë, histori të stafit etj.
  • Përpiqu të përgjigjesh në kohë rreth pyetjeve apo sqarimeve që të kërkohen nga klientët online
  • Krijo video native, perfomojnë jashtëzakonisht mirë në platformat sociale

Mundësitë që dikush të vizitojë adresën fizike të një dyqani, restoranti në këtë rast, rriten me 21% kur ato ekspozohen ndaj një reklame native.

ushqimi pizza reklame ne facebook


“Ke punuar fort sot, shpërble veten me Happy Hour- 50% më lirë për antipasta dhe pica.” Bën sens që kompanitë shprehen se rritja e fitimeve në dyqan (in-store lift) është 300% më e lartë nga reklamat native sesa nga reklamat standarte!¹ Nuk ndërpret eksperiencën online, fotoja shkakton neps, vlera e ofertës dhe CTA janë të qarta dhe kjo e bën të suksesshme reklamën.

Ushqimet më të postuara në Instagram? Pica, sushi dhe biftek! Në Facebook mund të targetizoni personat që pëlqejnë një ushqim të caktuar.

Ju shtoni klientët, ato hanë sushi, të gjithë fitojnë!

Wu Tang Clan, një nga grupet më të famshëm të hip-hop në Amerikë dhe Impossible Burgers kanë bashkëpunuar për këtë reklamë. Impossible Burgers ofrojnë hamburgera vegjetarianë, ato kanë thyer rekorde me shitjet. Një prej komenteve e quante partneritetin “gjënë më të paparë në Youtube për momentin”. Episodi i mëposhtëm i vendosur në hapësirë bashkon kontentin e mirë, reklamat native dhe marketingun me influencues. Nëse produkti është inovativ, mos ki frikë të dalësh nga kornizat dhe të diferencosh restorantin dhe strategjinë e marketingut nga pjesa tjetër e tregut.

ushqimi vegan ne hapesire

Me çfarë shkon ushqimi? Me pije sigurisht! Ja një tjetër shembull bashkëpunimi, mes publikimit të famshëm rreth ushqimit dhe pijeve Eater, me pijen alkoolike gin The Botanist. Artikulli tregon vendet më të mira në New York për të pirë një gin tonik. Kontenti është krijuar nga skuadra kreative e publikuesit (Eater) dhe shkrimi, fotot dhe stili janë tepër cilësorë dhe të sofistikuar.

ushqimi dhe pije eater

Ushqimi është art më vete. Emisione, seriale, piktura, tatuazhe, libra, poema, i janë dedikuar këtij arti. Restorantet janë ndërtuar si bashkim i profesionalizmit, guximit dhe pasionit për ushqimin. Reklamat native mund tju diferencojnë dhe të vënë në pah vlerën e restorantit juaj si një eksperiencë kulinare që nuk duhet humbur.

¹Study: Native ads beat display for driving visits to physical stores

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!