Marketingu i markave të modës: si të tërheqësh blerës?

“Nuk ke kurrë një mundësi të dytë për një përshtypje të parë”. Secili prej nesh i kushton sadopak rëndësi pamjes së jashtme. Ne e dimë që veshja dhe paraqitja serioze ndikojnë te formimi i opinionit. Veshja mund të duket si diçka sipërfaqësore, por kujdesi për veten nënkupton një mendësi. Shpesh herë kur dukemi mirë, ndihemi mirë. Kjo është një prej arsyeve pse moda dhe markat e veshjeve janë një industri multi-milion dollarëshe.

Studimi i parë për perceptimet rreth marketingut dixhital dhe reklamave native në fushën e modës dhe bukurisë:

  • Tregoi rritje të investimit te marketingu dixhital, deri në 60% të buxhetit të përgjithshëm.
  • Raportoi shkallë të lartë kënaqësie për reklamat native. 60% e të intervistuarve donin të paktën të dyfishonin investimet e tyre në këtë fushë të re.

Reklamat native janë e ardhmja e marketingut dixhital. Moda inkurajon inovacionin, por si mund të përdorim specifikisht reklamat native inovative për të shtuar klientët?

Ide dhuratash

Për festën e babait, Gear Patrol ka bashkëpunuar me Minnetonka në këtë artikull të këndshëm me ide dhuratash që mund ti bësh babait. Artikulli ofron 12 ide origjinale, një prej tyre këpucët Minnetonka. Shkrimi tregon çfarë i bën ato speciale dhe pse janë dhurata ideale për babain. Por a ishte ky shkrim një strategji e suksesshme marketingu? Mund të themi që po: 22% rritje konvertimesh dhe 92% rritje të ardhurash¹ 🙂

Shembuj të ndryshëm

TheOutnet.com është ndër faqet më të famshme të veshjeve online. Artikulli i tyre në një faqe mode përmend 4 trende pranverore të cilat menjëherë të ngrejnë humorin. Ndoshta po mendon: veshjet të ngrenë humorin? Por në fakt ngjyrat e hapura dhe kombinimet e propozuara duken vërtet sikur mund të të afektojnë pozitivisht humorin. Reklama native emërtohet si e sponsorizuar, por siç shohim nuk pengon navigimin dhe përshtatet me pjesën tjetër të faqes. Idealisht, duhet ti ofrosh disa opsione klientëve. Merr parasysh shije të ndryshme, stile jetese të ndryshme dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë. TheOutnet ka arritur 318%² rritje në përmendjen e brand-it, dhe ka krijuar një imazh të konsoliduar me anë të fushatave të ngjashme.

Opsione luksoze

Markat high-class po kërkojnë mënyra inovative për të treguar vlerat e tyre. Atyre i duhet të kushtojnë ekstra kujdes në shpërndarjen e mesazheve, duke u siguruar të respektojnë eksperiencën e naviguesit.

Ky artikull është shkruar dhe sponsorizuar nga Ralph Lauren. Fansat e modës e njohin faqen WHO WHAT WEAR. Ata mbulojnë trendet e fundit, stilin e VIP-ave dhe ofrojnë sugjerime nga ekspertët e modës dhe bukurisë. Kjo reklamë native nga Ralph Lauren propozon rikthimin te veshjet klasike. Ajo përfshin disa shembuj veshjesh si dhe link-et ku mund të blihen.

Reklama native e mësipërme e Ralph Lauren? Rezultoi kaq e suksesshme sa është përsëritur për sezonin pranverë/verë 2019.

Platformat që përfaqësojnë dhe kujdesen për strategjinë e marketingut të markave si Dior, Chanel, Givenchy e Swarovski, p.sh. Style Coalition arrijnë deri në 1,875,233,120 lexues blogjesh me kontentin dhe influencuesit e tyre! Kjo platformë tregon më së miri se fuqia e reklamimit nativ është e pamohueshme.

Industria e modës lejon, madje inkurajon, inovacionin. Firmat më të famshme thyejnë shpesh tabu-të. Ato provokojnë ndjenja, ato kombinojnë ngjyra dhe tekstura, jashtë kornizave. Ato rrezikojnë, ato kujdesen për klientët dhe dëshirat e nevojat e tyre! Provo diçka ndryshe nëse dëshiron të jesh ndër liderat e industrisë së modës.

Referenca:
¹ How TheOutnet stole the show through content and innovation
² How lifestyle magazine Gear Patrol leads an image-based commerce-related content strategy

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!