Si mund të rrisni biznesin tuaj me platformën Boost Discovery?

E vetmja platformë online që ofron shërbimin e reklamave native në Shqipëri, Boost Discovery është një nga risitë më të mëdha të marketingut dixhital. Kur një mesazh vjen nga një burim i sigurtë, ne e besojmë atë. Në bashkëpunim me disa nga mediat më prestigjoze online, platforma ofron reklamim në mënyrë tepër tërheqëse, pa cënuar përcjelljen e mesazhit te mijëra veta apo integritetin e medias.

Funksionalitetet e platformës

Platforma Boost Discovery ofron funksionalitete të shumta. Mund të krijoni reklama me imazhe ose me video dhe të përcaktoni:

  • buxhetin që ju përshtatet
  • uebsitet ku dëshironi të shfaqet reklama juaj
  • ditët dhe oraret
  • shpeshtësinë e shfaqjes për çdo vizitor
  • dhe më e rëndësishmja, ju mund të vendosni vetë koston për klikim.

Suksesi i reklamave native

Vëmendja e vizitorëve online është më e limituar se kurrë dhe lufta për këtë vëmendje më e fortë se kurrë. Në botë reklamat native përdoren prej kohësh dhe janë tepër fitimprurëse për të gjitha palët e përfshira. Buxheti që kompanitë kanë shpenzuar për Native Ads është rritur me 600% nga viti 2014 në 2016¹. Suksesi i reklamave native vjen nga natyra e tyre aspak ndërhyrëse apo bezdisëse. Kur lexohet një reklamë native e cilësisë së lartë, konsumatorit i rritet niveli i besimit te kompania.

platforma boost discovery
I shfaqur si pjesë e medias, është e garantuar që mesazhit tuaj do i kushtohet vëmendja e duhur
dhe do tërheqë vizitorë të cilët duan të dinë më shumë.

Targetimi i audiencës

Ky funksionalitet gjithashtu ndihmon në suksesin që reklamat native dhe platforma Boost Discovery ofrojnë. Targetimi i audiencës kryhet në tre mënyra kryesore bazuar në:

  1. Vetë audiencën që media ka
  2. Preferencat dhe pëlqimet e vizitorit
  3. Interesin që do shfaqë audienca për përmbajtjen e mesazhit tuaj.

Gjithashtu, Boost Discovery përdor algoritmat e Inteligjencës Artificiale dhe “Machine Learning” për të optimizuar performancën e reklamimit.

Ne jemi rrjeti online më i madh në vend i reklamimit nativ, i pari dhe i vetmi i llojit të tij në Shqipëri. Na kontaktoni nëse dëshironi të merrni një plan të personalizuar marketingu nativ për biznesin tuaj.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!