Të qenit në biznesin e bukurisë është tepër shpërblyese. Shpesh, personat që vizitojnë klinikën tuaj kanë ëndërruar me vite të ndryshojnë një aspekt të paraqitjes së tyre, i cili i ka bërë të ndihen të pasigurtë. Marketingu i klinikave estetike është zhvilluar shumë shpejt vitet e fundit. Me rritjen e kujdesit për veten dhe për pamjen, është rritur dhe kërkesa e interesimi për shërbimet estetike. Që prej vitit 2000, procedurat kozmetike janë rritur me 200%.¹
Si mund të tërhiqni këto pacientë potencialë? Si mund ti tregoni që jeni ju të duhurit për procedurat që ata dëshirojnë të kryejnë?
Histori suksesi
Psikologjia tregon se njerëzit e mbajnë më mirë mend informacionin kur po nxiten ose argëtohen. Mundohuni të krijoni histori dhe kontent sa më përfshirës. Përfshini eksperiencat e pacientëve të kënaqur, infografika interesante dhe bëjeni sa më interaktive faqen tuaj. Rastet e suksesit janë tepër të rëndësishme për klientët potencialë. Kjo vlen sidomos në rastet e klinikave estetike ku rreziku është i konsiderueshëm. “Si do ngjaj? A do më pëlqejë? A do pendohem?” Me anë të historive dhe informacionit të bollshëm, personat e interesuar do të binden se klinika juaj është e duhura për ta.
Rrjetet sociale
Nëse nuk e keni bërë ende, krijoni profile në platformat më të mëdha: Facebook, Instagram etj. Përpiquni të jeni sa më aktivë përsa i përket postimeve si edhe përgjigjeve që i jepni personave të interesuar. Një rregull i mirë për të ndjekur përsa i përket stategjisë së marketingut është ai 80/20. 80% e kontentit tuaj duhet të informojë lexuesit, ndërsa 20% të jetë rreth shërbimeve tuaja apo ofertave të momentit. Mund të ofroni një këshillë bukurie, më pas ti tregoni audiencës rreth një promocioni që do zhvilloni së shpejti.
Shpesh, reklamat në rrjete sociale rreth procedurave mjekësore apo estetike nuk aprovohen pasi konsiderohen të papërshtatshme. Terma mjekësorë specifikë mund të shkaktojnë refuzimin e reklamës suaj. Gjithashtu ajo mund të aprovohet, por të arrijë audienca tejet të vogla pa sjellur rezultate. Bashkëpunoni me profesionistë të marketingut dixhital për të evituar fushatat e pasuksesshme.
Ndërtimi i autoritetit
Nëse jeni të përditësuar me botën dixhitale, mund të keni hasur reklamën më të fundit të BMW. Me rastin e daljes në pension të CEO-s së Mercedes Benz, një ndër rivalitetet më të fortë në botë, i krahasueshëm me “luftën” mes Coca-Cola dhe Pepsi, është paraqitur plot humor dhe ndjesi të mira. Autoriteti ka të bëjë pikërisht me pozicionimin tuaj në treg. Ai nënkupton ekspertizën dhe respektimin e një firme, nga klientët, konkurrentët, si dhe publiku i përgjithshëm.
Ndoshta ju keni kohë në treg, ndoshta jeni ende të rinj në tregun e klinikave estetike dhe ndërhyrjeve kirurgjike. Sidoqoftë ju me siguri keni një skuadër profesionistësh me disa vite eksperiencë. Njohuritë dhe ekspertiza juaj janë një aset tepër i rëndësishëm për marketingun tuaj. Një faqe e dedikuar specifikisht eksperiencës suaj është tepër ndihmuese për ti dhënë sigurinë e nevojshme pacientëve potencialë. Mund të përfshini edhe CV apo specializimet e doktorëve. Dikush nga skuadra ka kryer së fundmi një specializim për acidin hialuronik? Njëri nga ju është ekspert i trajtimeve dermologjike në shtëpi?
Mund të krijoni një artikull për këto dhe ta reklamoni në platformën tonë native. Kjo siguron që do arrijë personat e duhur dhe do gjenerojë interes.
Marrëdhënia mjek-pacient
Diçka tjetër e rëndësishme është sigurisht marrëdhënia mjek-pacient. Për të arritur dhe për të ndërtuar marrëdhënie me pacientë të rinj, të pasurit një blog tuajin sjell shumë përfitime. Blogu ndihmon për:
- ndërtimin e autoritetit
- shtimin e relevancës dhe rëndësisë së klinikës në sy të lexuesve
- krijimin e marrëdhënieve me klientë potencialë.
Interesi i skuadrës tuaj duhet të jetë real. Shumë njerëz arrijnë të dallojnë nëse fokusi i dikujt është thjesht të paguhet apo të mbarojë sa më shpejt. Po ashtu, është e thjeshtë të dallohet nëse kujdesi i treguar nga skuadra tuaj për mirëqënien e pacientëve është e sinqertë. Këto aspekte krijojnë marrëdhënie me pacientët të bazuara në respekt të dyanshëm.
Me ekspertizën tuaj, ju mund ti dhuroni dikujt pamjen që kanë ëndërruar prej vitesh. Me Boost Discovery, pacientët gjejnë pikërisht atë që donin, ndërsa ju garantoni suksesin e klinikës suaj. Na kontaktoni për një plan të personalizuar marketingu për klinikën tuaj!
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]
Video është një mjet komunikimi i pasur vizualisht i përshtatshëm për të përshtatur çdo audiencë dhe për të shkëmbyer çdo mesazh.
Me 86% të klientëve të gatshëm për të paguar ekstra për të kaluar një eksperiencë cilësore (si klient), bizneset sot po përballen me një zgjedhje.
Përveç adoptimit të softuerit të “easy to use CRM”, a jeni në dijeni të vështirësive që kalon ekipi juaj i shitjeve?
Në çdo koorporatë, biznese të mëdha apo të vogla, struktura e ekipit të shitjes është i rëndësishëm si formohet dhe organizimi i punës mes pjestarëve të ekipit. Nëse deri më tani, struktura e grupit që kompania juaj ka përdorur ka ecur për mrekulli por ditët e fundit shitjet kanë filluar të kenë rënie, atëhere është […]