Me fillimin e gjysmës së dytë të vitit, shumë agjenci marketingu dhe biznese po konsiderojnë ndryshimet që duhen bërë në planet e tyre. Ke hapur një biznes të ri? Po mendon të zgjerosh biznesin? Do lançosh një produkt? Do të përdorësh një kanal marketingu ende të paeksploruar në industrinë tënde? Çfarëdo qoftë, ka diçka pa të cilën nuk mund të kesh sukses: një plan solid marketingu. Më poshtë janë katër hapa për të planifikuar buxhetin:
1. Vendos objektiva
Përpara se të vendosësh rreth buxhetit, duhet të vendosësh objektivat për gjysmën e vitit në vijim.
- Cilët janë treguesit e performancës për kompaninë tënde?
- Sa konsumatorë do të arrish?
- Çfarë retention rate (normë mbajtje) po synon?
Si personi përgjegjës për marketingun, këto janë pyetjet të cilave duhet ti japësh përgjigje. Objektivat e marketingut janë element kyç i objektivave të përgjithshme të kompanisë dhe rritjes së saj. Nuk ka arsye të investosh buxhetin e marketingut në fusha që nuk e bëjnë kompaninë të arrijë qëllimet e vendosura.
Mënyra më e mirë për të përputhur planin e marketingut me vizonin e kompanisë? Të kesh komunikim konstant me departamentet e tjera dhe me menaxhimin!
Në këtë mënyrë, të gjithë do kenë një pamje të ecurisë, çka do e bëjë më të thjeshtë zhvillimin e një plani marketingu që është realisht pjesë integrale e kompanisë.
2. Përcakto buxhetin, por tregohu fleksibël
Sapo buxheti total të aprovohet, mund ta ndash në muaj. Nëse e di sesi buxheti po funksionon muaj pas muaji, do mundesh të qëndrosh fleksibël për ta përshtatur kurdo të jetë e nevojshme. Si mund të përcaktosh një buxhet vjetor dhe të qëndrosh fleksibël në bazë mujore? Duke treguar vëmendje konstante ndaj aktivitetit të marketingut.
Për shembull, nëse po sheh rezultate të shkëlqyera nga një fushatë e caktuar, mos e ndalo atë! Të ndërpresësh një fushatë të suksesshme vetëm sepse ke përcaktuar një buxhet gjashtë muaj më parë, nuk është ide e mirë. Mund ta lësh fushatën të vazhdojë derisa të arrish maksimumin e rezultateve, më pas të modifikosh buxhetin bazuar te shpenzimet e paplanifikuara. P.S. Në internet ka shumë shembuj (template) të gatshëm për buxhetet e marketingut në varësi të industrive, të cilët mund ti përdorësh.

3. Ki parasysh ngjarjet speciale
Përcaktimi i një plani marketingu nuk ka të bëjë vetëm me çfarë ndodh brenda kompanisë. Ki parasysh një gamë të gjerë aktivitetesh sezonale, festive dhe të industrisë. Moti, pushimet kombëtare, festat fetare etj. kanë ndikim të madh në kohën dhe mënyrën si duhet të investoni paratë e marketingut. Për shembull, nuk duhen financuar mesazhe në kohë kur audienca është jashtë vendit. Gjithashtu, disa rajone kanë ditë të ndryshme pushimesh dhe festash. Sigurohu të përshtatësh buxhetin me kalendarin e pushimeve të vendit ku operon.
4. Testo dhe mat
Edhe nëse planifikon deri në detajet më të vogla, mund të shfaqen gjithmonë elemente surprizë. Një reklamë e caktuar mund të bëhet papritur virale dhe të sjellë rezultate të cilat as nuk i kishe ëndërruar. Gjithsesi, për të evituar surprizat e pakëndshme, testo performancën në çdo kanal: vlerëso pritshmëritë dhe kontributin real në biznes. Disa faktorë që duhen matur për një pamje sa më të qartë të performancës janë CPA (Cost Per Acquisition, Kostoja e përvetësimit) dhe LTV (Lifetime Value, Kostoja e klientit).
Është më mirë ti vlerësosh këto parametra në fasha të ndryshme kohore, pasi në disa raste mund të duhet një kohë relativisht e gjatë për të kuptuar vlerën e tyre të vërtetë.
Pra…
- Përputh planin tënd të marketingut me qëllimet strategjike dhe vizionin për rritje të kompanisë
- Puno brenda buxhetit vjetor, por tregohu fleksibël për t’u përshtatur në bazë mujore/dyjavore
- Merr parasysh pushimet, si dhe festat e industrisë
- Vlerëso dhe adapto buxhetin sipas rezultateve
Buxheti i marketingut: Një lojë kontrastesh
Fokusohu te qëllimet e tua! Vendos një buxhet disi strikt vjetor, por qëndro fleksibël. Ekzamino rezultatet afatshkurtra teksa vlerëson matësit afatgjatë. Nëse ndjen që po tërhiqesh nga forca të kundërta, mos u mërzit- kjo është ndjesi e natyrshme kur planifikon një buxhet marketingu. Ndiq katër hapat e mësipërm për të avancuar drejt objektivave.
Adaptuar nga Outbrain
Video është një mjet komunikimi i pasur vizualisht i përshtatshëm për të përshtatur çdo audiencë dhe për të shkëmbyer çdo mesazh.
Me 86% të klientëve të gatshëm për të paguar ekstra për të kaluar një eksperiencë cilësore (si klient), bizneset sot po përballen me një zgjedhje.
Përveç adoptimit të softuerit të “easy to use CRM”, a jeni në dijeni të vështirësive që kalon ekipi juaj i shitjeve?
Në çdo koorporatë, biznese të mëdha apo të vogla, struktura e ekipit të shitjes është i rëndësishëm si formohet dhe organizimi i punës mes pjestarëve të ekipit. Nëse deri më tani, struktura e grupit që kompania juaj ka përdorur ka ecur për mrekulli por ditët e fundit shitjet kanë filluar të kenë rënie, atëhere është […]
Ndërsa jemi në tre muajt e parë të vitit, ne menduam që do të ishte një ide e shkëlqyer për të ndarë statistikat më të rëndësishme të mediave sociale për vitin 2020.
Për bizneset e vogla dhe të mesme, përdorimi i influencer-ave në rrjetet sociale është edne një fushë e re e marketingut, e cila ka nevojë për eksplorim.
Njerëzit blejnë nga njerëz që njohin, pëlqejnë dhe besojnë. Por, në epokën dixhitale, të pasurit shumë informacion online do të thotë se ne mund të arrijmë shumë gjëra bazuar në iniciativën tonë për të investiguar për informacion përpara se të takojmë dikë, të investojmë te ai apo t’i besojmë.
Përcakto çdo fazë të “gypit” dhe departamentin përgjegjës Përgatit materiale dhe oferta specifike, në bazë të statusit aktual të Lead-it Mos u demotivoni nga Lead-et e refuzuara. Rivlerësoni arsyet dhe përdorini si një mundësi për t’u përmirësuar Kujdes me Lead-et “premtuese”! Koha e kthimit është e rëndësishme Për organizatat B2C dhe B2B, procesi i gjenerimit […]
Boost Discovery ju mundëson të gjithë bizneseve në Shqipëri të reklamojnë një larmishmëri të gjerë produktesh dhe shërbimesh në të gjithë rrjetin tonë të reklamimit
Në këtë artikull ne do t’ju japim 8 këshilla për marketingun e kontentit B2C, për të gjitha ato biznese të vogla që dëshirojnë të përmirësojnë strategjitë e tyre të marketingut dhe të fitojnë më shumë konsumatorë.