Me fillimin e gjysmës së dytë të vitit, shumë agjenci marketingu dhe biznese po konsiderojnë ndryshimet që duhen bërë në planet e tyre. Ke hapur një biznes të ri? Po mendon të zgjerosh biznesin? Do lançosh një produkt? Do të përdorësh një kanal marketingu ende të paeksploruar në industrinë tënde? Çfarëdo qoftë, ka diçka pa të cilën nuk mund të kesh sukses: një plan solid marketingu. Më poshtë janë katër hapa për të planifikuar buxhetin:
1. Vendos objektiva
Përpara se të vendosësh rreth buxhetit, duhet të vendosësh objektivat për gjysmën e vitit në vijim.
- Cilët janë treguesit e performancës për kompaninë tënde?
- Sa konsumatorë do të arrish?
- Çfarë retention rate (normë mbajtje) po synon?
Si personi përgjegjës për marketingun, këto janë pyetjet të cilave duhet ti japësh përgjigje. Objektivat e marketingut janë element kyç i objektivave të përgjithshme të kompanisë dhe rritjes së saj. Nuk ka arsye të investosh buxhetin e marketingut në fusha që nuk e bëjnë kompaninë të arrijë qëllimet e vendosura.
Mënyra më e mirë për të përputhur planin e marketingut me vizonin e kompanisë? Të kesh komunikim konstant me departamentet e tjera dhe me menaxhimin!
Në këtë mënyrë, të gjithë do kenë një pamje të ecurisë, çka do e bëjë më të thjeshtë zhvillimin e një plani marketingu që është realisht pjesë integrale e kompanisë.
2. Përcakto buxhetin, por tregohu fleksibël
Sapo buxheti total të aprovohet, mund ta ndash në muaj. Nëse e di sesi buxheti po funksionon muaj pas muaji, do mundesh të qëndrosh fleksibël për ta përshtatur kurdo të jetë e nevojshme. Si mund të përcaktosh një buxhet vjetor dhe të qëndrosh fleksibël në bazë mujore? Duke treguar vëmendje konstante ndaj aktivitetit të marketingut.
Për shembull, nëse po sheh rezultate të shkëlqyera nga një fushatë e caktuar, mos e ndalo atë! Të ndërpresësh një fushatë të suksesshme vetëm sepse ke përcaktuar një buxhet gjashtë muaj më parë, nuk është ide e mirë. Mund ta lësh fushatën të vazhdojë derisa të arrish maksimumin e rezultateve, më pas të modifikosh buxhetin bazuar te shpenzimet e paplanifikuara. P.S. Në internet ka shumë shembuj (template) të gatshëm për buxhetet e marketingut në varësi të industrive, të cilët mund ti përdorësh.
3. Ki parasysh ngjarjet speciale
Përcaktimi i një plani marketingu nuk ka të bëjë vetëm me çfarë ndodh brenda kompanisë. Ki parasysh një gamë të gjerë aktivitetesh sezonale, festive dhe të industrisë. Moti, pushimet kombëtare, festat fetare etj. kanë ndikim të madh në kohën dhe mënyrën si duhet të investoni paratë e marketingut. Për shembull, nuk duhen financuar mesazhe në kohë kur audienca është jashtë vendit. Gjithashtu, disa rajone kanë ditë të ndryshme pushimesh dhe festash. Sigurohu të përshtatësh buxhetin me kalendarin e pushimeve të vendit ku operon.
4. Testo dhe mat
Edhe nëse planifikon deri në detajet më të vogla, mund të shfaqen gjithmonë elemente surprizë. Një reklamë e caktuar mund të bëhet papritur virale dhe të sjellë rezultate të cilat as nuk i kishe ëndërruar. Gjithsesi, për të evituar surprizat e pakëndshme, testo performancën në çdo kanal: vlerëso pritshmëritë dhe kontributin real në biznes. Disa faktorë që duhen matur për një pamje sa më të qartë të performancës janë CPA (Cost Per Acquisition, Kostoja e përvetësimit) dhe LTV (Lifetime Value, Kostoja e klientit).
Është më mirë ti vlerësosh këto parametra në fasha të ndryshme kohore, pasi në disa raste mund të duhet një kohë relativisht e gjatë për të kuptuar vlerën e tyre të vërtetë.
Pra…
- Përputh planin tënd të marketingut me qëllimet strategjike dhe vizionin për rritje të kompanisë
- Puno brenda buxhetit vjetor, por tregohu fleksibël për t’u përshtatur në bazë mujore/dyjavore
- Merr parasysh pushimet, si dhe festat e industrisë
- Vlerëso dhe adapto buxhetin sipas rezultateve
Buxheti i marketingut: Një lojë kontrastesh
Fokusohu te qëllimet e tua! Vendos një buxhet disi strikt vjetor, por qëndro fleksibël. Ekzamino rezultatet afatshkurtra teksa vlerëson matësit afatgjatë. Nëse ndjen që po tërhiqesh nga forca të kundërta, mos u mërzit- kjo është ndjesi e natyrshme kur planifikon një buxhet marketingu. Ndiq katër hapat e mësipërm për të avancuar drejt objektivave.
Adaptuar nga Outbrain
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]
Video është një mjet komunikimi i pasur vizualisht i përshtatshëm për të përshtatur çdo audiencë dhe për të shkëmbyer çdo mesazh.
Me 86% të klientëve të gatshëm për të paguar ekstra për të kaluar një eksperiencë cilësore (si klient), bizneset sot po përballen me një zgjedhje.
Përveç adoptimit të softuerit të “easy to use CRM”, a jeni në dijeni të vështirësive që kalon ekipi juaj i shitjeve?
Në çdo koorporatë, biznese të mëdha apo të vogla, struktura e ekipit të shitjes është i rëndësishëm si formohet dhe organizimi i punës mes pjestarëve të ekipit. Nëse deri më tani, struktura e grupit që kompania juaj ka përdorur ka ecur për mrekulli por ditët e fundit shitjet kanë filluar të kenë rënie, atëhere është […]