Reklamat native janë një mënyrë e shpërndarjes së kontentit, të cilat ju ofrojnë audienca më të mëdha ose më të personalizuara se ato që ju tashmë keni. 4 formatet kryesore të reklamave native janë:
- Rekomandime – Një spot i “rezervuar” për ju në faqen e një publikuesi
- Reklama te kërkimet nga motorrët e kërkimit – Vendosja e faqes suaj mes kërkimeve të tjera
- In-feed – Përgjithësisht reklamat që shohim në rrjete sociale, pjesë e feed
- Poste të paguara në blogje – Kontent me cilësi të lartë në formë shkrimi, video, guide etj.
Reklamat native karakterizohen nga cilësia e lartë dhe targetizimi i audiencës. Ka pafund mënyra si mund të reklamoni biznesin tuaj, nga më seriozet deri te më të çmendurat. Varet nga audienca juaj dhe nga tipologjia e produktit. Nëse dëshiron pak inspirim, lexo më poshtë.
Blinkist përmbledh librat në mënyrë që të lexohen ose dëgjohen brenda 15 minutash. Ata duan që më shumë njerëz të lexojnë dhe të informohen, por e dinë se koha jonë është e limituar. Me ndihmën e reklamave native, ato dëshironin të rrisnin numrin e shkarkimeve të aplikacionit.
Nga fushata, Blinkist ka gjeneruar deri në 50000 shkarkime në muaj!
Artikuj si 5 libra që do të ndryshojnë jetën dhe të tjerë të ngjashëm janë reklamuar në faqe publikuesish si CNN, Le Figaro etj. Përveç shkarkimeve, Blinkist ka rritur edhe kohën mesatare që një navigues shpenzon në faqe, si dhe normën e konvertimit të personave që kanë klikuar linkun për të shkuar në App Store.
Sipas një studimi, reklamat native janë efektive në çdo pjesë të hinkës. Nga rritja e brand awareness te konvertimi, reklamat native janë provuar të suksesshme. Kur dikush sheh një reklamë native cilësore, ka 21% më shumë shanse që të vizitojnë adresën fizike të dyqanit.¹
Kontenti rrit probabilitetin që lexuesit do blejnë me 131%!²
Estee Lauder ka përdorur një kombinim të reklamave native dhe kontentit për të reklamuar kremin e tyre të ri. I paraqitur në një faqe të njohur greke rreth kujdesit për veten, artikulli tregon përfitimet që na sjell përdorimi i këtij kremi.
Estee Lauder me reklamat native pati një CTR 5.04% dhe shikueshmëri 99%!
Guida e mëposhtme përfshin kufje, Fitbit, karikues, dron etj. Guidat e dhuratave dhe idetë e dhuratave kanë angazhimin shumë të lartë. Shembulli i mëposhtëm nga Business Insider ndoshta tregon pse atyre i është dashur të zgjerojnë skuadrën editoriale të reklamave native. Vendosja e fokusit te guidat e dhurateve dhe monetizimi i kontentit ka rritur numrin e përdoruesve dhe ka 3-fishuar sasinë që ata shpenzojnë mesatarisht³. Nga suksesi i reklamave të tilla, Business Insider ka në plan të krijojë rreth 25 guida dhuratash, për produkte të ndryshme me çmime të ndryshme. Shumë nga publikuesit si Financial Times, Forbes, Time, The New York Times kanë krijuar agjencitë e tyre për t’ju dedikuar kontentit në bashkëpunim me markat.
Guida, kontent, artikuj… Ka shumë mënyra për të reklamuar biznesin tuaj dhe për të marrë frytet e reklamimit nativ. Emri i reklamave native është vendosur së fundmi, por shumë marketierë mendojnë se kjo praktikë ka ekzistuar shumë vite më parë. Një reklamë native nga Cadillac në gazetë daton që në 1914. Shpenzimet për reklamimin nativ në 2018 kanë arritur 12 bilion dollarë! Ato performojnë më mirë se të gjithë llojet e tjera të reklamave rich media. 20% e kontentit në Huffington Post është reklamim nativ. Për aq kohë sa reklamimi është cilësor, i etiketuar si i tillë dhe përshtatet me kontentin, ai është tepër i vlefshëm.
Ja edhe një tjetër shembull nga Digital Marketer. Ato kanë kryer një studim rreth reklamimit nativ, duke reklamuar trajnimin e tyre. Artikulli i mëposhtëm kishte disa CTA për ofertën. Sipas tyre ky postim i përdorur si landing page ishte i suksesshëm sepse ofronte: prova, vlerë, relevancë. Ato kanë marrë 433K impressions. Me një kosto 0.41$ për angazhim, ato fituan 5,810$ nga shitjet.
Një kthim investimi ROI 181% në Facebook dhe në Twitter 525%!
Epo, ja, ju dhamë disa shembuj dhe ide të provuara si të suksesshme. E dimë, e dimë, reklamimi nativ është ende i ri si koncept për Shqipërinë. Automatikisht ky fakt e mbulon me një hije dyshimi. A do funksionojë? A do sjellë më shumë fitime se reklamat tradicionale? A është gati audienca shqiptare për kontent nativ? Këto dhe të tjera ndiqini në serinë e rradhës!
Shakatë mënjanë, kontenti nativ mund të përdoret për shumëçka. Për të krijuar një përshtypje të parë pozitive. Mund të përdoret për të angazhuar audiencën. Mund ti ofrosh klientëve një ofertë, një histori. Dëshiron të falenderosh klientët e tu besnikë? Mund të krijosh video apo artikuj për ti ndihmuar ata edhe më shumë. Të bëra mirë, reklamat native janë pikëtakimi mes fitimeve dhe klientëve të kënaqur. Dëshiron të jesh lider në industrinë tënde? Provo diçka inovative.
¹New Sharethrough & Placed Research Shows How Programmatic Native Ads Drive In-Store Traffic More Efficiently Than Traditional Display Ad Benchmarks
²The State of Content
³How publishers will wring more money out of their gift guides
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]
Video është një mjet komunikimi i pasur vizualisht i përshtatshëm për të përshtatur çdo audiencë dhe për të shkëmbyer çdo mesazh.
Me 86% të klientëve të gatshëm për të paguar ekstra për të kaluar një eksperiencë cilësore (si klient), bizneset sot po përballen me një zgjedhje.
Përveç adoptimit të softuerit të “easy to use CRM”, a jeni në dijeni të vështirësive që kalon ekipi juaj i shitjeve?
Në çdo koorporatë, biznese të mëdha apo të vogla, struktura e ekipit të shitjes është i rëndësishëm si formohet dhe organizimi i punës mes pjestarëve të ekipit. Nëse deri më tani, struktura e grupit që kompania juaj ka përdorur ka ecur për mrekulli por ditët e fundit shitjet kanë filluar të kenë rënie, atëhere është […]