Pse të zgjedhim reklamat native?

Native në anglisht do të thotë indigjen, vendas. Reklamat native janë një formë reklamash që përzihen në mënyrë perfekte me pjesën tjetër të faqes, aq sa ngjajnë “vendase”. Ato nuk janë ndërprerëse, të bezdisshme apo imponuese. Aspak.

Çfarë kanë të përbashkët kameleonët dhe reklamat native?

Ato përshtaten me mjedisin! Reklamat native ngjajnë me kontentin rrethues në një mënyrë apo një tjetër: formatimi, ngjyrat, dizajni, funksioni etj.

Reklamat native nuk duken si reklama. Kjo i bën ato më të këndshme, më të lexueshme dhe më fitimprurëse.

Ne bombardohemi çdo moment me informacione: në rrugë, online, në biseda me miqtë.

Teksa shijon kafen, shoqja të thotë një informacion për ish të dashurin tënd.
Në rrugë teksa ec, të del para
një reklamë e stërmadhe për një firmë veshjesh jocilësore që ti urren.
Teksa po sheh Game of Thrones, një numër i panjohur të ndërpret duke të telefonuar për të të sugjeruar të bëhesh pjesë e bankës X.

Këto janë disa informacione ndërhyrëse. Ti nuk kërkove asnjërin prej tyre! E zëmë se…

  • Ti do të rifreskosh garderobën tënde për sezonin veror.
  • Përveç sigurisë që nuk do blesh asgjë te firma që ta shpif, ti nuk je e sigurtë ku do bësh blerje apo se çfarë ekzaktësisht dëshiron të shtosh në dollapin tënd.
  • Duke ndenjur në internet, një artikull në faqen tënde të preferuar të tërheq vëmendjen- 10 mënyra për të stiluar xhinset e tua këtë verë.
  • E intriguar, hap artikullin. Sheh disa kombinime te të cilat vërtet nuk të kishte shkuar mendja. Ngjajnë super bukur. Interesante…
  • Ti dallon që përveç stilimeve të xhinseve, faqja të ofron link-et nga ku mund ti blesh rrobat, si dhe një kupon 20% zbritje.
  • Futesh te faqja dhe porosit veshjen e preferuar, si dhe një palë rroba banjo që pe që ishin fiks siç i doje.
  • Çfarë qejfi, tani po ndihet tamam verë!
  • THE END

Ndonjëherë historitë me fund të lumtur nuk janë të mundura, por në rastin e reklamave native, shpesh janë. Ky është ndryshimi mes reklamave native dhe atyre tradicionale:

Këshillat fokusohen te klienti, jo te kompania. Konsumatorët, jo firmat, janë në qendër.

Në mënyrë të ngjashme me shembullin e mësipërm, e zëmë se:

  • Dëshiron të hapësh një llogari bankare.
  • Nuk je i sigurtë se te cila bankë.
  • Teksa lundron në internet, të kap syri një artikull me këshillat më të mira si të kursesh.
  • Ti zbulon 4 mënyra të reja kursimi.
  • Mënyra e 5 që të sugjerohet është hapja e një llogarie te banka që ka përgatitur artikullin, e cila të ofron interesat më të larta të depozitave në treg si mënyrë kursimi dhe fitimi.
  • Ti ndihesh mirënjohës për mësimet që more dhe zgjedh ata si bankën tënde.
  • THE END

Fundi i lumtur nënkupton që klientët marrin çfarë duan, kompanitë fitojnë dhe publikuesit shpërblehen për punën dhe pasionin e tyre.

Disa fakte interesante:

Shikuesit shpenzojnë thuajse të njëjtën kohë te reklamat native sa te kontenti editorial. 70% e tyre duan të mësojnë më shumë rreth produkteve nga kontenti, sesa nga reklamat tradicionale. Reklamat native hapen 53% më shumë. Kur lexojnë reklama native të cilësisë së lartë, konsumatorët raportojnë rritje domethënëse të nivelit të besimit që kanë te firma. Disa nga platformat që monetizojnë kontentin e tyre me reklama native? Mund ti kesh dëgjuar… Facebook, Instagram, Forbes, The New York Times, Wall Street Journal etj.

Trendi i fundit i marketingut për biznesin tuaj

Ne kemi një pasion për çdo gjë inovative dhe jemi krenarë për platformën Boost Discovery që kemi krijuar, e para dhe e vetmja e llojit të saj për Shqipërinë. Me anë të saj, ju mund të postoni artikuj në mediat më të mëdha shqiptare, të cilat kanë mijëra vizitorë çdo ditë. Reklamat native janë tepër të thjeshta për tu ndërtuar: një foto tërheqëse, një titull interesant dhe gati! Pjesa më e mirë? Ju paguani vetëm kur lexuesi shfaq interes për biznesin tuaj.

Dëshironi të mësoni si mund të shtoni klientelën me anë të artikujve të sponsorizuar? Plotësoni informacionin e mëposhtëm.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!