Pyetjet më të shpeshta rreth prezantimeve

Ndërkohë që punon me slide-t e prezantimit, duke u munduar me orë të tëra, a e ke pyetur ndonjëherë veten si ja bëjnë njerëzit e tjerë? A hasin edhe ato vështirësi me formatet, ngjyrat apo përmbledhjen e informacionit? A ke qenë ndonjëherë në një konferencë dhe ke menduar “Ky po që është një prezantim i mirë”? Dhe pastaj ke menduar se si ato ia kanë dalë të krijojnë diçka aq speciale? Për të shuar kuriozitetin e shumë prej nesh, punonjësit e Venngage i bënë 15 pyetje rreth procesit të krijimit të prezantimeve folësve që kanë prezantuar në dhjetëra konferenca:

1.   Cili është objektivi që prezantuesi përpiqet të arrijë me prezantimin?

  • Pothuajse gjysma e të intervistuarve (47%) cituan që objektivi i tyre kryesor kur dizenjojnë prezantimet është të thjeshtojnë përthithjen e informacionit kompleks nga audienca.
  • Çereku i prezantuesve (24.5%) donin të krijonin slide që argëtojnë dhe frymëzojnë audiencën.
  • Qëllime të tjera përfshinin ndarjen me publikun të: një eksperience personale (16.7%); taktikave që ata mund t’i aplikojnë menjëherë (9.8%), dhe fakteve e statistikave të rëndësishme (2%).

2. A i kanë krijuar vetë prezantimet apo ia kanë besuar një dizenjuesi?

  • 65.7% e prezantuesve janë përkushtuar për ta dizenjuar vetë prezantimin e tyre.
  • 29.4% të folësve e kanë dizenjuar vetë, por kanë marrë ndihmë nga një dizajner.
  • Vetëm 4.9% e folësve kanë punësuar dikë.

3. Sa kohë merr dizenjimi i prezantimit dhe slide-ve?

Folësit që dizenjojnë vetë shpenzojnë rreth 1-8 orë për to:

  • 47% thanë që i duhet më shumë se 8 orë për të dizenjuar slide-t, ndërkohë që 28.5% i duhet rreth 5-8 orë.
  • Vetëm 19.6% thanë që i duhen 1-3 orë kohë për të dizenjuar prezantimin.

Si ka mundësi që disa prezantuesve i duhen 8 orë dhe të tjerëve 1? Mesatarisht, ato që përdorin formate ekzistuese prezantimi shpenzojnë rreth 45 minuta-2 orë për ta përfunduar prezantimin. Ndërkohë që atyre që e nisin nga zero dhe fillojnë me slide bosh i duhen 8-12 orë.

4. Slide-t e tyre fokusohen më shumë te teksti apo tek imazhet?

84.3% e prezantuesve thanë që prezantimet e tyre janë më të fokusuar te prezantimi me imazhe (vizual). Sipas studimeve, përdorimi i imazheve në prezantime është rritur me 130%.

person standing while opening book te prezantimit by Nycholas Benaia on Unsplash

5. Sa përqind e slide-ve përmbajnë tekst?

  • Gjysma e të pyeturve (54.9%) thanë që vetëm 25% e gjithë prezantimit konsiston në tekst.
  • 15.7% e prezantimeve kanë më shumë tekst se imazhe.

6. Cilat imazhe përdoren më shumë?

  • Më shumë se çereku i folësve (34.3%) përdorin fotografi për prezantimet e tyre.
  • 24.5% përdorin screenshots.
  • 18.6% përdorin grafikë origjinalë në prezantimet e tyre.
  • 15.7% përdorin më shumë ilustrime dhe ikona.
  • 6.9% përdorin meme dhe GIFs.

7. Sa slide përfshihen mesatarisht në një prezantim?

Prezantuesit kanë folur mesatarisht një orë në eventet e tyre.

  • 41.2% kanë pasur rreth 21-40 slide në prezantim.
  • 8% e folësve kanë pasur 90-120 slide.
  • Më pak se 3.9% kanë pasur më shumë se 120 slide.

8. Sa minuta zgjat prezantimi?

  • Vetëm për 6.9% prezantimi ka zgjatur më pak se 25 minuta.
  • 41.2% e prezantimeve zgjasin 45-60 minuta.

Nëse po pyet veten si njerëzit mund ta mbajnë vëmendjen e audiencës për një kohë aq të gjatë, konsidero videot në YouTube. Folësit ndryshojnë imazhet në slide çdo 10 sekonda, gjë që bën që shikuesit të jenë të vëmendshëm.

9. Sa përqind e prezantimit konsiston në ngjyrat e markës së tyre?

  • 48% thanë që më pak se 25% e prezantimit të tyre konsiston në ngjyrat e markës.
  • 20.6% thanë që më shumë se 80% konsiston në ngjyrat e markës.
  • 6.9% kanë përdorur ngjyrat e markës rreth 40-60%. 

10. A kanë marrë reagim nga audienca specifikisht për dizenjimin e prezantimit?

  • 1% kanë marrë reagim negativ për dizenjimin.
  • 34.3% nuk kanë marrë reagim nga audienca.
  • 64.7% kanë marrë reagim pozitiv.

11. Sa krenarë ishin për dizenjimin e përgjithshëm të slide-ve të tyre, nga 1 te 10?

52.8% u shprehën se ndiheshin krenarë në nivelin midis 8-10. Lexo artikullin me 17 këshilla praktike për një prezantim të suksesshëm.

12. Çfarë sfondi preferohet më shumë?

  • 35.3% e folësve përdorin ngjyra të ndezura
  • 16.7% preferojnë ngjyra të ngrohta dhe tonalitete të blusë në prezantimet e tyre
  • 11.8% preferojnë ngjyra të errëta dhe të forta
  • 9.8% preferojnë ngjyrat e tokës dhe ato natyrale
  • 7.8% e tyre preferojnë tonet e ngjyrës së kuqe
  • 3.9% preferojnë ngjyrat pastel

13. Sa herë kanë përdorur të njëjtin prezantim?

Siç u përmend më lart, shumë folës shpenzojnë rreth 8 orë për të dizenjuar një prezantim, pra ka kuptim që ta ripërdorin atë.

  • 19.6% kanë përdorur të njëjtin prezantim më shumë se 8 herë.
  • 14.7% thanë që ato kanë përdorur të njëjtin prezantim 5-8 herë.
  • 53% kanë përdorur të njëjtin slide 2-4 herë
  • 12.7% nuk kanë ripërdorur slide ose prezantime asnjëherë.

14. Cili ishte procesi i tyre për të përgatitur një prezantim?

  • Për 33.3% dizajni ka qenë mendimi i fundit.
  • 32.4% kanë ndërtuar njëkohësisht përmbajtjen dhe prezantimin.
  • 26.5% e kanë nisur me një skelet të prezantimit, më pas kanë shtuar elementet e dizenjimit.
  • 4.9% e njerëzve fillimisht kanë menduar për dizenjimin, më pas për përmbajtjen ekzakte.
  • 2.9% konsideronin nivelin e audiencës si fillim, dhe fillonin të flisnin me veten me zë të lartë për të parë se ku do i çonte rrjedha e prezantimit.

15. Cila ka qenë pjesa më e vështirë e përgatitjes së prezantimit?

  • 45.1% kanë pasur vështirësi të përmbledhin përmbajtjen.
  • 42.2% kanë pasur vështirësi në formatimin e prezantimit për ta mbajtur audiencën entuziaste.
  • 25.5% kanë pasur vështirësi në gjetjen e imazheve të mira për të përfshirë në prezantim: grafikët, fotografitë apo ilustrimet.
  • 8.9% kanë pasur vështirësi të krijonin një prezantim që do mbahej mend.
  • Sfida të tjera kanë qenë vështirësia për të mësuar prezantimin dhe gjetja e ritmit të duhur për të përshtatur slide-t me të.

Ekziston një numër i madh prezantuesish që kanë eksperienca të ngjashme me ju. Edhe pse çdo prezantim është i ndryshëm, secili ka fusha ku has vështirësi dhe ku mund të përmirësohet.

Adaptuar nga Outbrain

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!