Fushatat e marketingut përfaqësojnë një nga mënyrat më të mira për të reklamuar një firmë, organizatë apo ide. Për disa ky togfjalësh është emblematik. Një fushatë e mirëmenduar dhe e implementuar me kujdes mund të sjellë boom trafiku, shitjesh dhe interesi për kompanitë. Si mund të krijoni kontent i cili pëlqehet, shpërndahet dhe sjell sukses për kompaninë tuaj?
Interneti evolon dhe çdo ditë shohim trende të reja. Një përzierje e trendeve të fundit me konceptet tradicionale që i kanë rezistuar kohës është kombinimi ideal për fushata. Marketingu është një art më vete, me qindra faktorë ndikues dhe indikatorë matës të suksesit (KPI). Një fushatë marketingu është një promocion për të arritur një qëllim brenda një kohe të caktuar. Qëllimi juaj duhet të jetë sa më specifik: 100 regjistrime, 2000 klikime etj.
Sa më i specifikuar qëllimi që dëshironi të arrini, aq më e lehtë ta arrini atë.
Ja disa këshilla për të ndezur kreativitetin tuaj:
Filloni me një kërkim të fjalëve kyçe
Google është miku juaj. Ai mund t’ju shuajë kuriozitetin, por edhe të ndihmojë biznesin tuaj. Me një kërkim të fjalëve kyçe (keyword research) ju mund të zbuloni disa fusha tepër interesante për të cilat mund të flisni apo të bazoni fushatën tuaj. Fjalët kyçe tregojnë pyetjet që audienca juaj mund të jetë duke bërë ose informacionin që ata dëshirojnë të marrin. Bazoni fushatën në kontent për të cilin e dini që ka njerëz të interesuar. Mund të kërkoni dhe në rrjete sociale apo Reddit për të gjetur interesat dhe pëlqimet e audiencës suaj.
Specifikoni kanalet, buxhetetet dhe qëllimet
Ku dëshironi ta shfaqni fushatën tuaj? Sa planifikoni të shpenzoni? Cili është qëllimi kryesor që dëshironi të arrini? Fushata të marketingut dixhital mund të vendosen në Facebook, Instagram, Youtube, Google dhe në platformën native Boost Discovery. Ka disa qëllime që mund të vendosni: mund të bëni markën tuaj më të njohur në mënyrë që personat e interesuar të vijnë te ju, mund të reklamoni faqen tuaj ueb, një ofertë. Përsa i përket shpenzimeve, edhe ky është një faktor që duhet konsideruar më parë, por të lihet fleksibël në varësi të suksesit dhe interesit të treguar nga audienca. Konsideroni edhe sa afatgjatë është projekti juaj dhe sa ROI pritet të ketë.
Krijoni interes për fushatën
Sigurisht mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke krijuar kontent interesant. Një grafikë informuese, një video prekëse, një artikull i shkruar mirë- këto janë disa nga format e kontentit që kur ekzekutohen mirë bëjnë fushatat të suksesshme. Google Trends është një platformë e mirë për të parë trendet e fundit të momentit në fushën tuaj. Duke kërkuar rreth fushës së teknologjisë apo modës, ju mund të shihni trendet e momentit. Nëse jeni ndër personat e parë që provoni Samsung Note 10, pse të mos shkruani për këtë dhe ti tregoni lexuesve tuaj ku mund ta blejnë vetë celularin më të fundit në faqen tuaj? Fushatat e bazuara në trende dhe kontent informativ janë tepër efektive. Një rregull i marketingut thotë se duhet të jeni ose të parët te ajo që bëni, ose më të mirët. Pse jo të dyja?
Disa argumente bindëse për fushatën tuaj mund të jenë:
- Zbritje
- Oferta
- Këshilla suksesi
- Kode promocionale
- Konsulta falas
- Evente
Promovoni oferta të vështira për tu refuzuar në varësi të industrisë dhe audiencës suaj.
Jini kreativë
Fushatat e suksesshme lindin nga idetë kreative. E keni vënë re sa ide ju vijnë kur jeni në dush? Kur jemi të relaksuar, na vijnë ndër mend ide dhe zgjidhje për probleme nga më të ndryshmet. Ndonjëherë kreativiteti juaj mund të hasë pengesa që nuk lejojnë t’ju vijnë ndër mend ide gjeniale. Mos e lejoni këtë t’ju frustrojë, është normale. Diskutoni dhe jepni ide me bashkëpunuesit tuaj, klientët apo kolegët. Mund të jetë çfarë duhet për të “ndezur llampën” e inovacionit. Bashkimi bën fuqinë, e kjo është sidomos e vërtetë për fushatat e marketingut, ku bashkëpunimi me eksperta dixhitalë mund të bëjë diferencën mes një fushate OK dhe një fushate tepër të suksesshme.
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]