Faqet prezantuese (landing pages) janë faqe me të cilat vizitorët “prezantohen” kur klikojnë diku, përgjithësisht ofrojnë diçka me vlerë si një program falas apo një kod promocional. Siç tregon edhe emri, faqet prezantuese mund të jenë prezantimi i parë i vizitorit me produktin apo markën tuaj. Nuk keni një mundësi të dytë për një përshtypje të parë. Edhe për firmat e stabilizuara në treg, një faqe e denjë prezantuese mund ta çojë biznesin në tjetër nivel.
- Ish presidenti i SH.B.A Obama mori 60 milionë dollarë fondacione me anë të faqeve prezantuese dhe testimit A/B¹
- Përdorimi i testimeve dhe targetimit mund të rrisë konvertimet me 300%²
- Vizitorët janë 80% më të predispozuar për të lexuar faqen tuaj prezantuese nëse është me ngjyra dhe vizualisht tërheqëse³
Këto këshilla vlejnë për çdo industri dhe çdo lloj produkti. Gjithsesi në varësi të biznesit, faqet prezantuese kanë norma konvertimi të ndryshme. Sipas një studimi të 2019, 10% e kompanive kanë norma të larta konvertimi me 11.45%. Rreth 25% e bizneseve konvertojnë 5.31%, por mesatarja është 2.35%.⁴ Sukses më të madh me faqet prezantuese kanë konsultat e biznesit, udhëtimet, bankat, shkollat dhe punësimet, real estate etj. Ka disa rregulla që duhet të ndiqni për ti bërë faqet tuaja prezantuese të shkëlqejnë.
- Një titull interesant
- Tërhiqni menjëherë vëmendje me foton apo videon kryesore
- CTA e vetme, e kuptueshme dhe që tregon vlerën tuaj unike
- Karakteristikat dhe përfitimet e përdorimit të produktit
Një titull interesant
Në varësi të rëndësisë që i keni kushtuar secilës, gjëja e parë që një vizitor sheh kur vjen në faqen tuaj është ose titulli, ose imazhi. Titulli me një të lexuar duhet të përcjellë një mesazh rreth produktit tuaj. Duhet të jetë i qartë, i shkurtër dhe të sigurojë vizitorin që ka ardhur në faqen e duhur. E zëmë se ai klikon një link për mobilje. Nëse arrin te një faqe për materiale shkollore, do ta mbyllë faqen me idenë që ka klikuar gabim. Mund të jeni më kreativë te teksti i mëposhtëm, por përpiquni të tregoheni sa më të thjeshtë te titulli.
Tërhiqni menjëherë vëmendje me foton kryesore
Në botën e marketingut fotoja apo videoja kryesore te faqja prezantuese quhet hero shot. Jo, nuk keni nevojë të vendosni një foto të Batman-it, por duhet të vendosni diçka po aq tërheqëse. Mund të tregoni produktin tuaj duke u përdorur nga dikush ose diçka tjetër që ja bën të lehtë lexuesve të vizualizojnë sa mirë do ishte të provonin apo të blenin produktin tuaj. Një tjetër këshillë me vlerë është të përshkruani anën pozitive për klientët, pa u fokusuar shumë te kompania vetë. P.sh. nuk duhet të paraqisni xhinset që ju ofroni dhe të thoni “ne kemi xhinset më cilësore italiane”. Ju duhet të përmendni sa bukur do duken dhe sa mirë do ndihen vizitorët e faqes me xhinse cilësore italiane të modës së fundit.
CTA e vetme, e kuptueshme dhe që tregon vlerën tuaj unike
Veprimi që ju dëshironi të kryejnë vizitorët e faqes është klikimi i Call to Action (CTA), butonit që tregon suksesin e faqes suaj prezantuese. CTA ka komponentin e design dhe të shkrimit. Dizajn duhet të përdoret në mënyrë të tillë që të jetë e qartë cili është hapi tjetër i vizitorit (të klikojë butonin). Qoftë me ngjyra që e diferencojnë nga pjesa tjetër e faqes, me grafika të këndshme apo pozicionimin, dizajni duhet të ndihmojë mesazhin tuaj, jo ta komplikojë atë. Shkrimi ndërkohë duhet të bindë vizitorët të klikojnë. Fjalë veprimi si: shkarko, fillo tani, regjistrohu falas, provo, merr guidën, bli tani etj. performojnë mirë. Kujdesuni që shkrimi dhe butoni CTA mos të përplaset me linke apo oferta të tjera në faqen tuaj. Sa më thjesht dhe sa më e kuptueshme, aq më shumë shanse ka që vizitorët të klikojnë dhe të provojnë shërbimin tuaj.
Përfitimet nga përdorimi i produktit
Cili është problemi që klientët do zgjidhin me anë të shërbimit tuaj? Shpesh, bizneset presin të arrijnë çdo person në internet. Nuk ka asgjë të keqe me këtë nëse po përpiqeni të rrisni ndërgjegjësimin për markën (brand awareness). Nëse po përpiqeni të ofroni një shërbim specifik, të vetmit persona që duhet të bindi është audienca e interesuar. Kur Rihanna shfaqi linjën e saj luksoze të veshjeve, pati polemika për shkak të çmimeve të larta. Ekspertët e marketingut u shprehën se personat e pakënaqur me çmimet, thjesht nuk ishin audienca që firma luksoze po përpiqej të tërhiqte. Nëse produkti juaj është për prindër, sigurohuni ti tregoni atyre përfitimet e përdorimit, jo adoleshentëve apo të rinjve. Ndonjëherë ne fokusohemi më shumë seç duhet te numrat. Në të vërtetë 5 veta që janë seriozisht të interesuar për të blerë janë më “të vlefshëm” sesa 20 që nuk i duhet shërbimi juaj.
Këto janë 4 karakteristika që faqja juaj prezantuese duhet të ketë patjetër. Gjithsesi, faqet prezantuese variojnë nga industria, produkti dhe ekspertiza juaj. Filloni duke implementuar këto funksione dhe jeni në rrugën e angazhimit të lexuesve dhe shtimit të klientëve. Artikullin e rradhës do t’ju tregojmë disa shembuj konkretë të faqeve të mira dhe të këqija prezantuese.
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]