Si të gjeni agjencinë ideale të marketingut dixhital për ju?

Shumë biznese kanë filluar të përfshijnë marketingun dixhital në strategjitë e tyre të rritjes. Marketingu dixhital përfshin një numër kategorish si marketing në rrjete sociale, krijim kontenti, reklama të paguara etj. Një agjenci ekspertësh do ju ndihmojë në krijimin dhe implementimin e strategjive për prezencën e markës suaj online.

Ndoshta po mendoni “mund ta bëj vetë këtë”. Po, nëse keni eksperiencë në disiplina të ngjashme. Edhe atëherë, punët mblidhen bashkë dhe muaj kalojnë derisa kuptoni që rrjetet tuaja sociale kanë zënë merimanga dhe as nuk e keni çuar ndër mend strategjinë e marketingut. Oops.

Ndonjëherë nevoja lind për një projekt të vetëm dhe bashkëpunimi zgjat disa javë, por bashkëpunimi me një agjenci mesatarisht zgjat nga 6 muaj deri në disa vite, në varësi të nevojave të biznesit.

Ndryshime të panumërta, update, trende që nuk mund të na shkonte mendja kurrë, një vezë bëhet fotoja më e pëlqyer në Instagram… E vetmja gjë konstante rreth marketingut dixhital është ndryshimi. Si të kërkoni për një agjenci marketingu dixhitale që është e përgatitur për këtë? Ku duhet të filloni? LinkedIn, të pyesni miqtë, të postoni në faqen tuaj?

Si të gjeni agjencinë e duhur?

Për të kuptuar nëse do përshtateni si tenxherja me kapakun, ka disa pyetje që duhet ti bëni personit përgjegjës të agjencisë:

Cili është misioni juaj dhe si punoni si skuadër?

Kush do jetë në krye të projektit? Harmonia mes skuadrave përbën 31% të vendimit final në punësimin e një. Duhet të siguroheni që personat e punësuar përshtaten me frymën e punës në kompaninë tuaj. Cilat janë kompetencat dhe specializimet e tyre? A ka frymë bashkëpunimi apo është një ambjent pune toksik?

Mos u mjaftoni me përgjigjet e tyre, por bëhuni “detektivë” për një orë. Kërkoni për një faqe Rreth nesh (About) të kuruar, një datë themelimi, misionin e tyre, rrjetet e tyre sociale, një informacion të përgjithshëm për të punësuarit aty etj. Sa më shumë informacion, aq më të sigurtë do të jeni te zgjedhja juaj.

Cilat KPI masni për të vlerësuar suksesin?

Shprehja thotë “fjalët i merr era”. KPI jo. Si do vlerësohen dhe sa shpesh do raportohen të dhënat? E bukura e marketingut dixhital është se gjithçka është e matshme.

Shtim i të ardhurave direkte nga kanalet e paguara, kthimi i shpenzimit për reklama (return on advertising spend ROAS) në Facebook në tremujorin e parë, rritje e numrit të përdoruesve të rinj, numri i shkarkimeve të aplikacionit- këto janë të gjitha të dhëna të matshme që mund të merrni dhe agjencia e duhur do t’ju ofrojë.

Si do përgatiteni për një analizë tregu të industrisë sonë?

Në industrinë tuaj ju jeni ekspertë, por a është në botën dixhitale agjencia që do ju përfaqësojë? E vërtetë, nëse ju jeni ekspertë imobiliarë, nuk është nevoja që dhe ata të marrin vesh nga pronat. Por është e rëndësishme të jenë të hapur për procesin e informimit rreth industrisë suaj. Si do mësojnë ata çfarë duan klientët, a janë ata të përditësuar me tregun, në ç’mënyrë do mësojnë rreth konkurrencës? Nuk është nevoja që ato të kenë punuar me kompani ekzaktësisht si e juaja, por idealisht do kenë zgjidhur probleme të ngjashme me ato që ju dëshironi të zgjidhni.

infografike per veshtiresite e marketing per kompanite
Gjenerimi i trafikut dhe i leads është sfida kryesore e kompanive.

Me çfarë klientësh keni punuar?

Grafiku më sipër nga HubSpot tregon disa nga sfidat kryesore të marketingut të kompanive. Kompania e duhur nuk e ka problem të japë referenca apo raste suksesi. Si i kanë zgjidhur ato më parë sfida të tilla? Është më mirë të ketë mburrje me doza të lehta-të gjithë jemi krenarë kur punojmë fort dhe arrijmë rezultate- sesa të liheni në errësirë totale përsa i përket të shkuarës së tyre me projekte dhe firma të tjera.

Si i përballoni rastet kur diçka shkon keq?

Fleksibiliteti është shumë i rëndësishëm në një botë si kjo e marketingut dixhital. Një postim i gabuar, buxhete apo përgjigje të pamenduara mund t’ju çojnë disa hapa prapa. Këto janë gjëra që ndodhin, por mënyra si menaxhohen është më e rëndësishme se gabimet vetë. Pyesni personin përgjegjës të agjencisë për një rast sfidues ku ata duhet të vepronin shpejt për të shmangur një “katastrofë marketingu”. Komunikimi i mirë dhe fleksibiliteti janë dy përgjigje “të sakta”. Shembuj komunikimi të mirë dhe të qëndruarit fleksibël janë tregues se kjo mund të jetë agjencia që do kthejë ëndrrat tuaja të marketingut në realitet.

Zgjidhni vlerën më të mirë, jo çmimin më të mirë. Mendoni në planin afatgjatë. Edhe nëse projekti nuk është afatgjatë, kjo agjenci do ketë për pak kohë influencë të konsiderueshme në imazhin e kompanisë suaj në botën virtuale.

A mund të punoni me ta? A mund ti besoni? A do festonit një arritje duke pirë disa gota verë me këtë skuadër? Janë një nga marrëdhëniet më të rëndësishme që do ndërtoni për avancimin e biznesit tuaj. Agjencia e duhur do ketë individë që punojnë fort, janë kreativë dhe kanë dëshirë të krijojnë fushata dhe strategji që sjellin sukses.

May 22, 2020

Më poshtë do të gjeni një listë me shtatë pika “evergreen” të cilat do tju ndihmojnë të krijoni më lehtë një përmbajtje të suksesshme.

May 4, 2020

Në këtë artikull, ne eksplorojmë shkencën që qëndron pas marketingut emocional dhe shikojmë shembujt kryesorë të markave që përdorin emocionin për të përcjellë një mesazh.

April 29, 2020

Në këtë artikull ne kemi veçuar 7 praktika për tju ndihmuar të rrisni audencën tuaj potenciale dhe të zotëroni suksesin e plotë të markës tuaj në fushën e ”shëndetit dhe mirëqenies” .

April 25, 2020

Më poshtë po rëndisim 6 këshilla të rëndësishme se si të rrisni angazhimin kur reklamoni me anë të rekamave native në Boost Discovery.

April 20, 2020

Reklamat native ofrojnë jo vetëm opsione por edhe mundësi të jeni krijues dhe paraqisni produktin tuaj në formën më të mirë.

April 8, 2020

Të tilla kohëra shërbejnë për të na rikujtuar se gjithçka mund të ndryshojë me një kërcitje gishtash.

April 7, 2020

Reklamat native po dominojnë faqet e para të mediave online dhe titujt kryesorë në uebsajt-et e besueshme dhe serioze. Pse?

April 1, 2020

Marketierët e gjejnë veten të mbingarkuar e të mbingopur me sasinë e platformave sociale, botuesit e përmbajtjeve dhe opsionet për të zgjedhur, saqë shpesh bëhen e vështirë.

March 30, 2020

Edhe pse viteve të fundit, trendi i “suksesit” të reklamave native është rritës, ajo që duhet të dini është se në fakt, ato e kanë zanafillën dekada më parë.

March 25, 2020

Deri tani të gjithë janë të vetëdijshëm mbi situatën, mbi rëndësinë e ruajtjes së distancës dhe larjes së duarve dhe ne do t’jua lëmë në dorë ekspertëve të shëndetit këto çështje kritike.