6 mënyra për të rritur shikueshmërinë e videove

Rreth 500 milion orë video shihen në YouTube çdo ditë. Popullariteti i videove në Instagram, Facebook e IGTV, tregon se videot preferohen nga miliona njerëz në gjithë botën. Do krijosh një fushatë të re me video? Më poshtë listojmë 6 strategjitë më të mira për të rriturshikueshmërinë e videove të tua:

#6 Mos ki frikë nga videot e gjata

Nëse video është e shkurtër me shumë mundësi do ketë normë kompletimi (completion rate) më të lartë. Kjo nuk do të thotë që audienca është realisht e angazhuar. Shikuesit e sotëm duan video me përmbajtje që i entuziazmon, i sfidon dhe i argëton. Videot e gjata japin mundësinë për të thelluar historinë e markës dhe për të ofruar më shumë vlerë për shikuesin.

GSK promovon pastën Sensodyne për dhëmbë të ndjeshëm. Ato krijuan një mini-film emocionues rreth Yakutsk, vendit më të ftohtë në botë, dhe sesi banorët atje ia dilnin me ndjeshmërinë e dhëmbëve në kushte moti ekstreme. Rezultatet ishin të mrekullueshme: shumë shikime, normë e lartë kompletimi dhe angazhim e ndjesi të mira tek audienca.

#5 Trego kujdes me titujt

Studimet tregojnë që përfshirja e një titulli (headline) rrit me 9% ndërgjegjësimin ndaj markës dhe me 37% normat e kompletimit (completion rates). Pse?

  • Së pari, titulli mundëson një informacion të rëndësishëm që shikuesi mund ta përvetësojë shpejt, edhe nëse sheh pak sekonda të videos. Për shembull, nëse video po promovon një ofertë speciale, shkruaje atë në titull. Edhe nëse audienca nuk përfundon së pari të gjithë videon, ata do e marrin mesazhin kryesor.
  • Së dyti, titulli jep kontekst. Qartësohen pritshmëritë se çfarë shikuesi do fitojë duke parë këtë video. Kur njerëzit rrinë në internet, ato skanojnë më shumë se lexojnë. Headlines rrëmbejnë vëmendjen e tyre, edhe te videot.
video camera by Sam McGhee

#4 Përdor reklamat native

Edhe pse reklamat native kanë një qasje “shitje e butë”, ato kanë treguar që rrisin suksesin e një marke me 82%. Mund të përfshish suksesshëm elemente të markës në videot native. Mëso si mund të përdorësh reklamat native për të pasur sukses të paparë me gjeneratën Y dhe jo vetëm.

#3 Bëje sa më interaktive të jetë e mundur

66% e marketierëve thonë se kontenti interaktiv performon më mirë. Megjithëse video është tashmë më interaktive se teksti statik, mund t’i bësh videot edhe më angazhuese: psh. disa kompani në varësi të zip kodit që vendoset nga shikuesi, ofrojnë çmime dhe informacione të ndryshme të personalizuara për çdo video.

#2 Mos harro audiencën e synuar

Përmbajtja e bukur dhe targetimi efektiv janë kombinimi ideal. Mund të gjesh audiencë të njëjtë me tënden nëpërmjet Lookalikes Solution. Geo-targeting, interest targeting dhe remarketing janë mjete shumë të fuqishme. Targetimi i audiencës fillon me njohjen e saj.

#1 Kryej teste A/B edhe te videot

Mënyra për të përcaktuar se çfarë funksionon dhe çfarë jo, është nëpërmjet testeve A/B. Mund të kesh dy fushata njëkohësisht me ndryshime të vogla: titulli, sfondi, ngjyrat e përdorura, CTA etj. Kështu mund të marrësh të dhëna në kohë reale se cila reklamë performon më mirë. Më pas mund ti optimizosh ato për të arritur rezultate maksimale.

Brenda 2020, pritet të ketë rreth 230 milion shikues të videove vetëm në SHBA. Krijo video me vlerë duke prodhuar përmbajtje të mirë, që i shërben audiencës së synuar. Sigurohu që nëse shikuesit zgjedhin ta shohin videon, ata do fitojnë shumë prej saj!

Adaptuar nga Outbrain

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!