3 mënyra për të përfshirë gjeneratën Y në fushatat e reklamave native

Millennials, e ke hasur shpesh këtë fjalë? Ndryshe gjenerata Y, millennials quhen personat e lindur në vitet 1981-1996. Ata janë duke ndryshuar vazhdimisht profilin e konsumatorit që njohim. Millennials janë gjenerata më e mirë-edukuar e historisë; sipas Oracle, fuqia e tyre shpenzuese në vitin 2019 është 3.4 miliard dollarë.

Sipas një studimi, 87% e millennials kanë marrë role menaxheriale pesë vitet e fundit. Pra nëse po përpiqesh të shesësh një produkt apo shërbim, gjenerata Y përfaqëson një pjesë të mirë të klientëve potencialë. Jo rastësisht shpenzojnë pjesën më madhe të ditës në media të ndryshme. Millennials janë rritur me internet, ndaj janë shumë të orientuar ndaj tij. Kompanitë duhet të mendojnë si millennials për të krijuar një marrëdhënie me këtë gjeneratë.

Millennials + Reklamat Native = Kombinimi perfekt

Një nga 7 strategjitë për të rifreskuar marketingun është pikërisht përdorimi i reklamave native:

Një reklamë native ofron mundësinë për t’ia dërguar historinë tënde një audience tashmë të angazhuar, të gatshme për të zbuluar informacione që lidhen me interesat e tyre.

Gjatë kohës që millennials janë rritur, reklamat native po ashtu. Në vitin 2016, shpenzimet për reklama native në SHBA arritën vlerën $16 miliard, parashikohet të arrijnë $28 miliard deri në fund të 2019. Reklamat native funksionojnë! Një studim në 2017 ka treguar se 1/3 e millennials bëjnë një blerje pasi shohin një native ad.

Nuk është rastësi që këto reklama përshtaten me audiencën e gjeneratës Y. Reklamat native integrohen me eksperiencën online, nuk të ndërpresin dhe janë të personalizuara. Reklamat native duhet të jenë një komponent i rëndësishëm i fushatës tënde dixhitale.

Fillo me këto tre udhëzime për ta bërë reklamën tënde native një hit në këtë gjeneratë:

#1 Ji interaktiv

Kur vjen puna te konsumimi i medias, të rinjtë nuk janë aspak pasivë. Në gjeneratat e mëparshme, televizoni krijonte një audiencë thuajse robëruese për reklamat. Shikuesit nuk kishin zgjedhje tjetër veçse të shihnin reklamën dhe të prisnin, por kohët kanë ndryshuar.

Më shumë se gjysma e millennials (dhe gjenerata Z, gjenerata pas tyre) nuk shohin TV në platforma tradicionale. Kanale të tilla si Netflix, Youtube dhe platforma të tjera on-demand tregojnë që millennials zgjedhin si duan të shpenzojnë kohën e tyre online, çfarë duan të shohin, dhe kur.

Interneti i ka dhënë gjeneratës Y mundësinë e aksesit në mediat botërore- kudo, kurdo. E vetmja gjë që duhet të bëjnë është të prekin ekranin. Në shoqërinë tonë të smartphone, reklamat duhet të jenë super mobile-friendly. Millennials i përgjigjen mjaft mirë kontentit interaktiv dhe gamification (aplikimit të elementëve të lojrave në kontekste të tjera). Ato e bëjnë procesin e reklamimit një bisedë dypalëshe. Rezultati është ky: reklamat online që inkorporojnë kontent interaktiv kanë një normë më të lartë kthimi. ROI (return of investment) i lartë=sukses!

millennials taking photo Photo by Julián Gentilezza on Unsplash

#2 Bëje personale

Millennials janë:

  • Shumë konfidentë
  • Të “varur” nga interneti
  • Të ndërgjegjshëm
  • Sipërmarrës etj.

Në realitet, ata janë të fokusuar tek imazhi dhe të vetëdijshëm për mënyrën si shfaqen te të tjerët. Si mund ti fajësosh në një botë selfie-sh? Ata lidhen me marka që reflektojnë individualitetin e tyre dhe mbështesin kauza të rëndësishme për ta.

#3 Krijo një eksperiencë

Ditët e besnikërisë së përjetshme ndaj markave kanë mbaruar. Më pak se 29% e millennials blejnë nga e njëjta markë gjithmonë. Marketierët duhet të krijojnë një arsye që konsumatori të lidhet me reklamën. Sapo i jepet një arsye e mirë, bashkë me kontent të mirë, millennials janë të gatshëm, madje të lumtur, të paguajnë.

Mënyra më e mirë për të fituar gjeneratën Y si klientë? Të krijosh reklama që i flasin dëshirave dhe nevojave të tyre. Jepi atyre eksperiencë dhe më pas mund ti shesësh produktin tënd. Është sikur produkti që po shet nuk është më i rëndësishmi në reklamë; ai thjesht e mbështet reklamën. Më i rëndësishëm se produkti vetë, është krijimi i besimit, të rekomandohesh mes miqsh, të krijosh biseda dhe lidhje.

Adaptuar nga Outbrain

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!