5 tipet e kontentit që çdo marketier mund t’i përdorë

Mban mend kur agjentët e shitjeve shkonin derë më derë? Si marketierët e afiliuar (affiliate) të ditëve të sotme, agjentët e shitjeve merrnin komision për çdo produkt të shitur.

Influencuesit kanë audienca të mëdha të cilëve mund t’i rekomandojnë produktet e tyre të preferuara, shpesh dhe një kod me të cilin audienca mund të përfitojë zbritje. Marketierët e afiliuar më të mirë e dinë që ato nuk ecin para nëse përpiqen t’i shesin çdokujt. Duhet investuar kohë dhe përpjekje për të identifikuar konsumatorët potencialë dhe për të krijuar strategji marketingu veçanërisht për to. Një nga ato strategji është kontenti.

Llojet më të mira të kontentit për marketierët e afiliuar

Nëse po kërkon “përzierjen perfekte” atëherë do zhgënjehesh. Çfarë funksionon për dikë mund të mos funksionojë për një tjetër.

Dy faktorët e suksesit për të cilët të gjithë marketierët bien dakord janë cilësia dhe frekuenca e kontentit. Nëse krijon kontent të mirë dhe e publikon në vendet e duhura, shitjet do të vijnë. Ja disa formate kontenti që duhen konsideruar:

1. Libra elektronikë & Guida

Librat elektronikë (Ebook) të mirëshkruar dhe guidat ndihmojnë në ndërtimin e markës dhe fitimin e besimit të audiencës. Kjo teknikë po përdoret gjerësisht për të promovuar shërbime. Promovo produktin në një guidë të mirë, dhe do paguhesh çdo herë që dikush bën blerje duke përdorur linkun apo kodin tënd. Ebook-et dhe guidat janë gjithashtu një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar listat e email-eve. Duke nxitur përdoruesit të regjistrohen për të marrë librin, mund t’i bësh pjesë të strategjisë së marketingut me email.

2. Email

Disa thonë se marketingu me email ka mbaruar. Në realitet, kjo është larg së vërtetës. Pavarësisht boom-it të rrjeteve sociale, email është akoma një mjet esencial për ata që dinë ta përdorin. Duke ndjekur sjelljen dhe aktivitetin e konsumatorëve, marketierët e afiliuar mund të ndërtojnë lista me email cilësorë. Më vonë mund t’i përdorin ato për të ndërtuar fushatat e synuara.

Promovimi i një shërbimi tek ato që kanë shfaqur tashmë interes për produkte të ngjashme rrit efektivitetin e fushatës. Për shembull, një përdorues shkarkon librin “Guidë për video marketing”, nëpërmjet email-it të tij bie dakord për të marrë njoftime për oferta të ngjashme. Kjo të lejon të përshtatësh ofertat që i dërgon në të ardhmen, bazuar në interesin e shprehur. Kështu, sigurohesh që audienca merr informacione që i interesojnë vertet.

3. Përshtatja e faqeve prezantuese

Sipas Charles Ngo, një nga marketierët e afiliuar më të paguar, faqet prezantuese (landing pages) të dobëta janë faktorë kyç në dështimin e fushatave. Faqet prezantuese janë mundësi për të konvertuar vizitorët në klientë potencialë (leads). Gjithsesi edhe nëse janë krijuar nga e njëjta kompani apo individ, ato duhen përshtatur sipas nevojave, interesave dhe sjelljeve të audiencës së targetuar.

Sigurohu që landing page:

  • Është i optimizuar për kompjuter dhe për telefon
  • Hapet shpejt
  • Inkurajon vizitorët të kryejnë veprime duke krijuar ndjesi urgjence
  • Eviton opsionet e navigimit apo të shpërqëndrimit që mund të ndikojnë vëmendjen e vizitorit
  • Ka një CTA (call-to-action) të qartë dhe efektiv
blogger by Arnel Hasanovic on Unsplash

4. Postimet në Blog

Si marketier i afiliuar, ka shanse që ke tashmë një blog aktiv. Nëse jo, ç’pret?

Kur njerëzit besojnë në ekspertizën apo mendimin tënd, ato me shumë gjasa do ndjekin rekomandimet e tua.

Ke qenë i pandershëm dhe ke dhënë përshtypje fallco apo ke promovuar produkte të këqija? Përpjekjet e tua nuk do jenë frytdhënëse. Për të qenë i sigurt që përpjekjet e tua nuk po dëmtojnë marrëdhënien tënde me audiencën, gjithmonë promovo shërbime që janë të rëndësishme për lexuesit dhe blogun tënd.

Kompanitë mund të të ofrojnë komisione të majme. Nëse produkti i tyre nuk i shërben audiencës, promovimi i tij nuk do të sjellë asnjë të mirë! Marketimi i produkteve të papërshtatshme do shkatërrojë besimin të cilin ke investuar aq kohë dhe energji për ta krijuar.

Rikthehemi te blog… Nëse kërkon në Google “këpucët më të mira të vrapit” (best running shoes) rezultati i parë është një postim nga blogu Runner’s World.

Postimi i mundëson lexuesve një listë me këpucët më të mira të vrapit në treg, së bashku me çmimet dhe link-et ku mund t’i blejnë. Kur një lexues klikon “Bli tani”, blogu i dërgon në faqen Web të shitësit. Në këtë rast, firmat, klientët dhe marketieri i afiliuar, të gjithë fitojnë.

5. Video

Me më shumë se 1.8 miliard përdorues në muaj, YouTube nuk është vetëm platforma e videove më e madhe në botë, por gjithashtu një kanal shumë fitimprurës. Ashtu si me kontentin e shkruar, marketierët orientojnë trafikun në faqen prezantuese (landing page) të shitësit. Të gjithë kemi parë video ku një person flet për një produkt dhe përfitimet që produkti sjell, ndjekur nga linku ku mund ta blejmë. P.S. Gjithmonë i duhet treguar shikuesve kur link-et apo kodet janë të sponsorizuara dhe ti fiton prej tyre.

Marketingu i afiliuar, nëse bëhet siç duhet, është një strategjii fitimprurëse dyfishe. Ndihmon marketierët të paguhen për kontentin që krijojnë, si dhe bizneset të rrisin numrin e klientëve. Bazuar te target grupi, mund të përdorësh një, disa ose të gjitha formatet e kontentit të përmendura më sipër për të promovuar produktet e afiliuara.

Adaptuar nga Outbrain.

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!