Të ngjashme, në të njëjtën kohë dhe të ndryshme- kështu mund të përshkruhen planet e marketingut për faqet web vs. për aplikacionet mobile. Strukturat e marketingut të faqes web dhe aplikacionit në celular duken pak a shumë të njëjta. Por nëse sheh nga afër do dallosh diferenca në format, në sjelljen e përdoruesit, kanalizimin e konsumatorëve etj.
Sa më shumë studiohet, aq më e qartë bëhet nevoja për një plan marketing të ndryshëm për secilën prej tyre. Promovimi i faqes web nuk do t’i mundësojë aplikacionit tënd të shfaqet në faqen e parë të App Store. Po ashtu, marketimi i aplikacionit nuk do të rrisë normën e konvertimit të faqes web. Ndaj, le të zbulojmë sesa të ndryshëm dhe të ngjashëm njëkohësisht janë marketimi i faqes web dhe aplikacionit.
#5 Formati është i ndryshëm
Ndërkohë që faqja web është e vendosur në një server të jashtëm, e aksesueshme nga të gjithë dhe kudo, një aplikacion duhet të shkarkohet nga përdoruesit në telefonat e tyre. Qëllimi i faqes web është të bindë vizitorët të konvertohen duke përmbushur një veprim të caktuar, të tillë si blerja e një produkti apo prenotimi i një takimi. Për aplikacionet mobile, qëllimi kryesor është instalimi. Por, pasi aplikacioni shkarkohet, në sfidë kthehet mbajtja e angazhuar e këtyre përdoruesve.
Aplikacionet në telefon kanë një normë mbajtje tejet të ulët, kështu që zhvilluesit (developers) e aplikacioneve duhet të mendojnë vazhdimisht mënyra kreative për të gjeneruar entuziazëm dhe për ta kthyer konsumatorin përsëri e përsëri.
Për shembull, shumë aplikacione përdorin ikonën dalluese për të treguar që ekzistojnë njoftime, mesazhe apo oferta të reja. Kjo e shtyn përdoruesin të hapë aplikacionin dhe të shohë çfarë po humbet.
Me pak fjalë: Zotëruesit e faqeve web duhet të merakosen për të rritur vizibilitetin e faqes së tyre web dhe për të mbajtur vizitorët sa më gjatë në faqe. Marketierët e aplikacioneve duhet të fokusohen fillimisht te shkarkimi i aplikacionit dhe më pas te reduktimi i largimit, duke i mbajtur përdoruesit të interesuar.
#4 Përdoruesit sillen në mënyra të ndryshme
A di se 80% e aktivitetit në telefonat celularë ndodh në aplikacione dhe 20% në faqe web? Për më tepër, kërkimi i para blerjes (psh. i çmimeve të udhëtimeve) ka tendencën të ndodhë në faqet web në telefon apo në aplikacione, ndërkohë që procesi i blerjes finale (biletave të avionit) realizohet më shpesh në desktop apo tableta.
Këto ndryshime në sjelljen e përdoruesit ndikojnë udhëtimin e konsumatorit në faqen web dhe në aplikacion. Fakti është që përdoruesit tentojnë të zhvendosen midis desktopit, telefonit dhe tabletit në varësi të veprimit që po bëjnë online. Marketierët duhet të kenë një qasje omnichannel (në shumë kanale) që i lejon konsumatorët të shijojnë njëlloj eksperiencën e markës.
Një ndryshim tjetër interesant në sjelljen e konsumatorit është që vlerësimi i një aplikacioni ka një influencë të fortë në vendimin e përdoruesit për ta shkarkuar atë. Shumë faqe web nuk përballen me përshtypje të tilla si aplikacionet. Nga ana tjetër, një vlerësim i mirë ndikon shumë në vendimin për instalimin dhe përdorimin e aplikacionit.
Me pak fjalë: Marketierët e faqeve web dhe të aplikacioneve duhet të konsiderojnë sjelljet e ndryshme në pajisje të ndryshme. Është e rëndësishme të optimizosh të ndara faqen web dhe aplikacionin, bazuar në qëllimin e secilës dhe në sjelljen e përdoruesit.
#3 Kanalizimi i tyre duket ndryshe
Për shkak të formateve dhe sjelljes së ndryshme të përdoruesve të faqes web vs. aplikacionit, kanalet e tyre marketing janë gjithashtu të ndryshme.
Siç thamë, një përdorues aplikacioni duhet të konvertohet (instalimi i aplikacionit) përpara se të fillojë angazhimin me të. Fitimi i aplikacionit ndodh në fazat e para të hinkës, ndërsa për faqen web, konvertimi (blerja, apo çdo veprim tjetër) është shpesh hapi i fundit. Sigurisht çdo hinkë marketing varion, gjithsesi është e nevojshme të krahasojmë hinkën e marketingut të aplikacionit dhe faqes web.
Të dy hinkat fillojnë me ndërgjegjësimin, por hinka e aplikacionit lëviz direkt te fitimi dhe mbajtja, ndërsa hinka e faqes web e merr me ngadalë duke e çuar konsumatorit drejt konvertimit. Me fjalë të tjera, kanali marketing lëviz më shpejt dhe kërkon një qasje më agresive, të orientuar nga veprimi.
Me pak fjalë: Vlerëso udhëtimin ideal të konsumatorit tënd në faqen web apo në aplikacion bazuar në hinkën standarte të lëvizjes së secilës. Çfarë taktike po përdor për ta lëvizur konsumatorin nga një stad në tjetrin? Shiko secilin kanal si një hinkë të ndryshme dhe optimizo sipas nevojës.
#2 Kërkohen strategji të ndryshme
Një nga strategjitë kyçe të promovimit të faqes web është SEO (search engine optimization). Një SEO e mirë e vendos faqen web më lart në rezultatet e kërkimit në motorrin e kërkimit. Kjo i sjell trafik më të lartë faqes. Ekuivalenti i SEO për aplikacionet është ASO (app store optimization). Me miliona aplikacione, marketierët apo sipërmarrësit duhet të përdorin të gjitha strategjitë në dispozicion për ta bërë app të dukshëm. Mënyrë e mirë për ta bërë këtë është ASO.
Diçka tjetër për t’u konsideruar është geo-marketing. Në ndryshim nga përdoruesit e desktopit, përdoruesit e telefonave janë në lëvizje. Marketingu i bazuar në vendodhje mund të përdoret për të rritur normën e konvertimit dhe angazhimit. Blerja e reklamave të programuara është një strategji tjetër që ndihmon të rrisësh audiencën.
Me pak fjalë: Ekzistojnë mbivendosje të marketingut të aplikacioneve dhe faqes web. Por mund të lindë nevoja për strategji tërësisht të ndryshme. Ndonjëherë duhen përdorur qasje të ndryshme për promovimin e aplikacionit dhe faqes web.
#1 KPI-të janë të ndryshme
Kanalet, strategjitë marketing, dhe sjellja e konsumatorit janë të ndryshme. Ndërsa analizon performancën e faqes web, duhet të konsiderosh disa metrika. Ato janë shikueshmëria e faqes, bounce rate, koha mesatare në faqe, norma e konvertimit e shumë të tjera. KPI-ja që do zgjedhësh do të varet nga çfarë dëshiron të arrish me faqen. KPI-të e aplikacionit përfshijnë normën e instalimit, normën e mbajtes, churn rate etj. Kjo e fundit mat sesa përdorues përdorin aplikacionin brenda një kohe të caktuar, DAU dhe MAU (përdorues aktivë në ditë/muaj).
Norma e konvertimit është një KPI që mund të aplikohet si në faqen web ashtu edhe në aplikacione. Gjithsesi, analizat e tyre operojnë në sfera të ndryshme dhe duhet trajtuar si të ndara. Për shkak të diferencave në mënyrën sesi funksionojnë, faqet web dhe aplikacionet kërkojnë mjete të ndryshme ndjekje. Fatmirësisht, ekzistojnë shumë opsione.
Për ndjekjen e faqeve web, mjete të tilla si Google Analytics, Kissmetrics, Hotjar, dhe SEMrush janë të njohura. Përsa i përket ndjekjes së analizave të aplikacioneve, duhet zgjedhur një listë komplet e ndryshme. Kjo përfshin Google Analytics për celular, Appsee, Appsflyer, dhe Apple Analytics (për iOS, sigurisht).
Me pak fjalë: Për të matur siç duhet performancën, ju duhet të zgjidhni KPI të ndryshme. Nëse planifikon të përdorësh një mjet ndjekje, duhet të zgjedhësh. Ka produkte të ndryshme të dizenjuara specifikisht për ndjekjen e analizave të faqeve web dhe aplikacioneve.
Pra një përmbledhje e shpejtë: nga ndryshon marketingu i faqeve web nga ai për aplikacionet?
- Formati
- Sjellja e përdoruesit
- Hinka
- Strategjia e përgjithshme
- KPI-të
Krijo dy plane të detajuara për të arritur qëllimet e tua, analizo shpesh, qëndro fleksibël dhe do kesh një marketing super të suksesshëm.
Adaptuar nga Outbrain
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]