Ku ndryshon marketingu B2B me atë B2C?

Mos vallë B2B ka të bëjë me shprehjen e famshme filozofike të Shekspirit?

To be, or not to be (Të jesh, a të mos jesh).

Uilliam Shekspir

Jo, në fakt B2B dhe B2C janë lloje marketingu. Të jeni a të mos jeni liderë në fushën tuaj, kjo është pyetja. Duke mësuar ndryshimet dhe ngjashmëritë e këtyre llojeve marketingu, ju mund ti ofroni një shërbim më të mirë klientëve tuaj, bazuar në dëshirat dhe nevojat e tyre.

Marketingu B2B

Marrëdhëniet

Marketingu business-to-business (nga biznesi në biznes) ka fokus funksionalitetet e shërbimeve të ofruara. Bizneset B2B shesin produktet e tyre biznesve të tjera. Prioriteti i B2B është gjenerimi i leads. Fokusi është te marrëdhëniet, pasi biznesi varet nga bashkëpunimi me bizneset e tjerë. Bashkëpunimet vit pas viti me biznese të tjera janë në qendër të suksesit të B2B.

Vendimmarrja

Përgjithësisht, B2B ka të bëjë me personat në pozicione të larta drejtuese. Shpesh, B2B drejtohet te vendimmarrësit, pasi ato janë audienca e targetuar. Skuadrat e marketingut të kompanive B2B duhet të mendojnë për këto vendimmarrës teksa krijojnë strategjitë e tyre. Çfarë i duhet atyre? Nëse ju do i ofroni një biznesi programin tuaj CRM (menaxhimi të marrëdhënieve me klientët), ju duhet të fokusoheni te kompania dhe sa ndihmues programi do jetë për të.

Strategjia

Te B2B funksionon përmendja e kohës së kursyer, rritjes së produktivitetit, kursimit të parave etj. Fokusi është te funksionaliteti i shërbimit që ofrohet. Një tjetër detaj është koha. Vendimi përgjithësisht merret pas një kohe relativisht të gjatë dhe shumë kërkimesh për opsionin më të mirë. Vendimi prek shumë punonjës dhe shërbimet B2B kushtojnë më shumë, prandaj duhet të fokusoheni te strategji afatgjata për të bindur.

Komunikimi

Një tjetër aspekt specifik është gjuha e përdorur. Sidomos në fushat e teknologjisë apo mjekësisë, por edhe në të tjera, gjuha është e përshtatur për industrinë. Shanset janë që nëse dikush jashtë fushës do lexonte materialin, nuk do kuptonte disa nga termat e përdorura. Një ndër kanalet më të përdorura për B2B është LinkedIn, ku ka profesionistë të tjerë.

Diçka surprizuese rreth B2B është natyra “falëse” e tij. Bizneset e kuptojnë që gabime ndodhin dhe e mirëkuptojnë këtë aspekt edhe nga bizneset e tjera. 72% e blerësve B2B shprehen se vlerësimet (review) negative i japin një pamje më të qartë dhe në thellësi të një produkti.¹

Marketingu B2C

Fokusi

B2C, business-to-client, janë biznese me fokus një klient, jo një kompani apo biznes. Te B2B targetimi është pak më i vështirë, ndërsa B2C mund të arrijnë çdo klient të interesuar. Marrëdhëniet janë më tepër me natyrë transaksionale. Coca-Cola nuk mund të njohë çdo klient të sajin që zgjedh pijen e tyre. E njëjta vlen për biznese veshjesh, produktesh për shtëpinë, aksesorësh, paisjesh elektronike dhe të tjera biznese B2C etj.

ndryshimet mes marketingut B2B dhe B2C
B2B ka në fokus një nevojë, ndërsa B2C një dëshirë

Vendim emocional

Shpesh, B2C ka në fokus një dëshirë (bluzë të re), kurse B2B ka fokus një nevojë biznesi (shërbime ligjore). Vendimet e konsumatorëve në B2C janë më emocionale, por edhe më të thjeshta për tu marrë. Ne nuk mendohemi me muaj të tërë për një këmishë që duam të blejmë. Por ne e “përballojmë” financiarisht blerjen e bluzës së gabuar, ndërsa vendimet e bizneseve mund të shkaktojnë më tepër probleme.

Formati i komunikimit

Formati dhe toni nuk është serioz gjithë kohës në B2C, madje shumë e më shumë biznese që i shërbejnë klientëve, po përdorin ton të ngrohtë, emocione, shaka etj. Gjithashtu, kanalet e komunikimit ndyshojnë në B2C. Ato janë më të hapura, me natyrë argëtuese dhe informuese.

Shpesh, marketierët specializohen për B2B ose B2C në varësi të drejtimit që duan të marrin. Gjithashtu shpesh lajmërimet për punë kërkojnë specifikisht marketierë të një prej fushave. Gjithsesi në fund të fundit, të dyja këto lloje industrish po i shërbejnë një audience. Rëndësi ka fokusi te specifikat e kësaj audience, diferencave dhe veçantive të saj.

October 5, 2019

Pavarësisht trendeve, disa forma reklamimi janë të konsoliduara në treg dhe nuk zhgënjejnë asnjëherë. Mësoni për 5 prej tyre.

October 3, 2019

Lexoni këtë artikull nëse ende nuk jeni të bindur për fuqinë e kontentit.

October 2, 2019

I ndiqni këto praktika të domosdosshme për të pasur sukses me fushatat?

October 1, 2019

80% e kohës së një marketieri duhet shpenzuar duke shpërndarë kontentin.

September 30, 2019

Reklamat native janë risia më e madhe e marketingut dixhital. Por si ka nisur dhe si ka përparuar trendi nativ gjatë viteve?

September 27, 2019

CEO, liderë dhe specialistë të fushës tregojnë sekretet dhe çfarë kanë mësuar gjatë karrierës.

September 26, 2019

Audienca juaj do e ketë të pamundur mos të klikojë për të lexuar më shumë.

September 25, 2019

I kishit hasur më parë këto fakte interesante?

September 24, 2019

SEO është një nga mënyrat më të sigurta për të sjellë vizitorë të rinj në faqen dhe në dyqanin tuaj.

September 23, 2019

CTR afekton suksesin si për publikuesit, si për reklamuesit. Si mund të siguroheni që fushata juaj do arrijë një CTR të lartë?