Na ishte seç na ishte… një nga 20 strategjitë e reklamimit. Ne kemi shprehjen e famshme “E qeshura të zgjat jetën”. E përdorur si mekanizëm mbrojtës, për të larguar tensionin, si urë lidhëse me të tjerët, përgjatë historisë dhe kulturave të ndryshme, e qeshura dhe humori kanë luajtur një rol të stërmadh. Edhe në fushën e marketingut, humori ka vendin dhe rëndësinë e vet.
Pse humori?
Humori tërheq vëmendje dhe rrit pëlqyeshmërinë¹. Kush nuk do të pëlqehet?! I lehtë për tu memorizuar, humori është një element i cili thjeshton përcjelljen e çdo mesazhi. Filozofi amerikan Dan Dennett ka mbajtur një Ted Talk rreth këtij fenomeni. I përkthyer në 38 gjuhë, fjalimi nxjerr konkluzionin që njerëzit tërhiqen nga 4 lloje gjërash: të lezetshme, seksi, të ëmbla dhe për të qeshur. Ne reagojmë pozitivisht ndaj tyre. Përgjithësisht, reklamat që kanë tejkaluar testin e kohës janë ato që na bëjnë të qeshim. Amstel, se kështu më pëlqen! Në Amerikë, reklamat e Super Bowl janë një nga aspektet e preferuara të ndeshjes me 98 milionë shikues. Buxhetet e skuadrave të marketingut shkojnë mesatarisht 5 milion dollarë për një spot të shkurtër.
Kur ta përdorësh?
Humori mund të jetë thikë me dy presa. Për tu siguruar që gjithçka do shkojë mirë, ka disa aspekte që duhet të konsiderosh.
Produktin, sigurisht.
Nëse do marketoni ilaçe diabeti, ndoshta idetë humoristike që ju vijnë në mendje nuk janë edhe aq të përshtatshme. Gjithashtu, duhet treguar kujdes nëse dëshironi të testoni magjinë e humorit në marketing me shërbimet luksoze. Një implementim më pak se perfekt mund t’ju ulë shumë pikë. Nga ana tjetër ka edhe kështu: kompania e sistemit të metrove në Londër ka krijuar një reklamë të quajtur “Mënyra të trasha për të vdekur“. Ouch, pak e rëndë apo jo? Një nga mënyrat “e trasha” për të vdekur? Rreth shinave të trenit, 5800 aksidente ndodhin në vit thjesht nga pakujdesia. Reklama ka marrë 5 çmime në Cannes Lions, festivalin më të madh dhe prestigjoz të reklamave që zhvillohet çdo vit në Francë. Asgjë nuk është e prerë përsa i përket humorit që funksionon dhe atij që është pa takt. Vepro në varësi të faktorëve që ndikojnë industrinë tënde.
Toni i përdorur duhet marrë në konsideratë.
Çfarë ty të bën të vdesësh së qeshuri, nuk i bën fare përshtypje kolegut tënd. Nëse humorin anglez e ke ti apo nëse e ka kolegu, kjo nuk ka edhe aq rëndësi. Rëndësi ka që fushatat me strategji marketingu humorin, duhen testuar. Sigurohu që askujt nuk i duket ofenduese, e pakëndshme apo amatore reklama përpara se të ecësh para me planin.
Audienca është e rëndësishme.
Idealisht fokus grupi juaj do ishin të rinjtë. Ato e mirëpresin humorin dhe kanë aftësinë ta bëjnë diçka që i pëlqen virale shumë shpejt. Mos u demoralizo nëse ke një produkt për mosha më të mëdha, në fakt përdorimi i humorit në reklama çuditërisht funksionon më mirë me kompanitë e sigurimeve². Mënyra më e mirë për të ditur nëse humori do funksionojë është duke njohur mirë audiencën që dëshiron të arrish.
Mund ta kem parë reklamën e mëposhtme 8 herë deri tani. Dollar Shave Club ka fituar mijëra klientë të rinj që nga publikimi i saj. Videoja ka 26 milionë shikime në YouTube e vazhdon të gjenerojë abonime të reja.
CEO i DollarShaveClub është i guximshëm, reklama e mësipërme ka qenë e suksesshme pikërisht nga ky guxim. Por nëse qëllimi i vetëm është humori, reklama është e ndarë nga pjesa tjetër e strategjisë dhe brand-it tuaj, atëherë kemi lajme të këqija. Jo jo, mos u mërzit akoma. Mendon se mund të funksiononte mirë me kompaninë tuaj? Humori mund të sjellë shumë përfitime. Prezantim i sikletshëm? Heshtje e bezdisshme? Takimi romantik po shkon për dreq? Një shaka e goditur është shpesh kura më e lehtë, e shpejtë dhe efektive. Kjo vlen edhe për reklamimin e biznesit tuaj.
Humori na çliron, na ndihmon të përshtatemi dhe na bën të pëlqejmë të tjerët. Thuhet shpesh se për ti vjedhur zemrën një vajze duhet ta bësh të qeshë. Në këtë aspekt, marrëdhëniet me klientët nuk ndryshojnë edhe aq.
Përdorimi i humorit e bën një markë më të besueshme dhe njerëzore.
Në mënyrë që dikush të të besojë, ata duhet tju njohin. Kjo është diçka tjetër rreth përdorimit të humorit si strategji marketingu. Sado për të qeshur të jetë kontenti, kjo nuk ka rëndësi nëse nuk kuptohet se është nga firma juaj. Humori duhet ndërlidhur me brand identity.
“Kur ndjej se një markë më kupton, ndihem e tërhequr ndaj saj dhe e lejoj të qëndrojë në memorien time.”
– Anna Hubbel, AdvertiseMint
Një nga firmat më të mëdha të reklamimit, BBDO i ka rekomanduar Mountain Dew -a je gati?- qenushin majmun beb, si figurën e Super Bowl për të marketuar pijen e tyre të re me 3 shije. Jo, nuk të bënë sytë. Mua personalisht mu duk ide e tmerrshme, sidomos pamja e maskotës nuk të shkaktonte aspak ndjesi pozitive, përkundrazi. Pavarësisht kësaj, shitjet u shtuan me 34%! Rastësi? Ndoshta. E rëndësishme është të qëndroni fleksibël pavarësisht rezultateve. Mund të fitoni, ose mund të merrni një mësim çfarë duhet të bëni ndryshe.
Ja një shembull nga Tekafja, portali i punësimit i konceptuar për të motivuar të rinjtë shqiptar, i realizuar nga ne. Ajo gjeneroi regjistrimin e shumë kompanive punëdhënëse, punësimin e qindra të rinjve dhe plot 2,918,386 impressions. Enjoy!
¹ ²Is Funny Enough? An Analysis of the Impact of Humor in Advertisements
Reklamimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive për të tërhequr vëmendjen te marka juaj. Ndryshe nga format e tjera të marketingut, reklamimi synon grupe njerëzish dhe jo individë dhe zakonisht ekzekutohet përmes llojeve të ndryshme të mediave, duke përfshirë televizionin, radion, gazetën, revistën dhe internetin. Por përveç tërheqjes së vëmendjes së klientëve të […]
Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu i mediave sociale nënkupton përdorimin e platformave të mediave sociale si Instagram, Twitter dhe Facebook për të promovuar markën tuaj dhe për të shitur produktin ose shërbimin tuaj. Nëse biznesi juaj del me një artikull të ri dhe planifikoni të promovoni lançimin në mediat sociale, ky është marketingu […]
Një strategji promovimi është thelbësore për pozicionimin e markës tuaj në treg, duke i bërë njerëzit të vetëdijshëm për produktet ose shërbimet që ju ofroni dhe se si ata mund të përfitojnë duke ju zgjedhur ju. Por me kaq shumë marka që ofrojnë produkte ose shërbime të ngjashme si ju, teknikat tuaja promovuese mund të […]
Fotografia ka ekzistuar prej shekujsh, për fat të mirë ajo nuk kërkon më një aparat fotografik të gjatë dhe profesional të vendosur për të shkrepur një foto; falë telefonave inteligjentë të cilët janë bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të përditshme. Por çfarë lidhje ka kjo me marketingun dixhital? Imazhet në marketingun dixhital Lindja e […]
Është koha për të rimenduar se si të promovoni llogarinë tuaj në Instagram. Pse tani? Sepse evolucioni dhe rritja e shpejtë e platformës do të thotë se ajo që funksionoi në të kaluarën nuk do t’ju sjellë të njëjtin lloj angazhimi sot. Bazuar në statistikat e fundit të Instagramit, hapësira vizuale po bëhet gjithnjë e […]
Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit të markës, njohjes së markës dhe shitjeve duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja me klientët. Një plan cilësor i përmbajtjes së mediave sociale mund t’ju ndihmojë të fitoni më shumë ndjekës dhe të arrini më shumë njerëz. Kur përdoret si duhet, marketingu i mediave sociale mund […]
Dictionary.com e përkufizon marketingun si, “veprim ose biznes i promovimit dhe shitjes së produkteve ose shërbimeve, duke përfshirë kërkimin e tregut dhe reklamimin”. Çfarë është marketingu? Marketingu i referohet çdo veprimi që një kompani ndërmerr për të tërhequr një audiencë drejt produktit ose shërbimeve të kompanisë nëpërmjet mesazheve me cilësi të lartë. Marketingu synon […]
Katër P-të janë një “miks marketingu” i përbërë nga katër elementë kryesorë – produkti, çmimi, vendi dhe promovimi – të përdorura gjatë marketingut të një produkti ose shërbimi. Në mënyrë tipike, bizneset i marrin parasysh katër P-të kur krijojnë plane dhe strategji marketingu për të tregtuar në mënyrë efektive për audiencën e tyre të synuar. […]
Njerëzit janë mësuar të kalojnë më shumë kohë në internet sesa në media konvencionale. Gjatë viteve të fundit, është bërë tepër e vështirë për bizneset që të gjejnë dhe adresojnë audiencën e synuar përmes TV dhe mjeteve të tjera të marketingut të modës së vjetër. Burimet dixhitale po rezultojnë të jenë e ardhmja e marketingut. […]
Reklamimi është një aspekt i marketingut. Ndërsa marketingu është qasja e përgjithshme për të folur me klientët për markën tuaj, reklamimi është zakonisht një formë e paguar e mesazheve e krijuar për të çuar në shitje. Reklamimi mund të jetë afatshkurtër për një promovim të veçantë ose i vazhdueshëm, por zakonisht kërkon një investim financiar. […]