Hapat që duhet të ndiqni per të rritur CTR

CTR është numri i përdoruesve të cilët klikojnë një link kur shohin një faqe, marrin një email, shohin një reklamë etj. Përdoret për të matur suksesin e një fushate online, ku 0.35%-2% janë norma mesatare klikimi. Pra, është raporti i klikeve me shikimet. Nëse jeni në botën e marketingut, me siguri e keni hasur këtë term. CTR prek si suksesin e publikuesit, si të reklamuesit. Si mund të siguroheni që fushata juaj do arrijë një CTR të lartë?

Shkrim interesant

Testoni disa forma shkrimi dhe CTA-je. Në varësi të reklamës suaj dhe ku ajo do shfaqet, ju mund të keni një sasi të limituar teksti. Ky fakt nuk ka pse t’ju limitojë. Një titull tërheqës ofron më shumë klike, pasi i ngjall interesin një audience më të gjerë. Ndoshta familjariteti juaj me produktin nuk ju lejon të zgjidhni në mënyrë të saktë opsionet më të mira. Keni një koleg apo mik që nuk është tamam në fushën tuaj? Testoni me ta tituj ose përshkrime të ndryshme duke pasur në mend audiencën e dëshiruar.

Keywords

Fjalët kyçe të duhura rrisin CTR, pasi ofrojnë trafik më të targetuar. Kur përfshini fjalë që e dini që i interesojnë klientëve tuaj, ka më shumë shanse që ata të klikojnë. Nëse operoni në Durrës, përfshini këtë informacion në mënyrë që vizitorët t’ju zgjedhin ju. Përveçse për CTR, fjalët kyçe ndihmojnë dhe për SEO. Nëse jeni të vetmët që ofroni shërbime real estate specifikisht për të rinjtë, vendosini këto fjalë kyçe. Nuk është momenti për metafora (edhe pse ndonjëherë funksionojnë). Duhet të tregoheni sa më specifikë. Me përdorimin e fjalëve kyçe, ju tërhiqni persona të interesuar për shërbime si tuajat.

Imazhet

Imazhet cilësore dhe interesante janë një mënyrë e thjeshtë, por efektive për të rritur CTR. Mendojeni si për veten, nëse ju shihni një foto interesante, ju klikoni. Ne na pëlqejnë pamjet e bukura dhe na bëjnë të duam të dimë më shumë. Ju mund të punësoni një fotograf profesional dhe të krijoni një portofol fotosh të shërbimeve tuaja. Gjithashtu, ju mund të përdorni foto të gatshme nga interneti, nga Google apo Pixabay. Sigurohuni që të jenë formate të mëdha, në mënyrë që mos të ngjajnë të pikseluara apo me cilësi të dobët. Fotot duhet të përputhen me titullin dhe përmbajtjen. Por nëse një foto në dukje e çuditshme përputhet me kontentin tuaj, mund ta përdorni për të ngjallur kuriozitet.

Oferta

Kur ofroni diçka konkrete, e bëni të vështirë për lexuesit mos të klikojnë për të lexuar më shumë. Përfshini një kod promocional, një zbritje, një konsultë etj. Nëse teksti është i limituar mund të ofroni zbritje si 50% OFF, të përfshini fjalën falas/gratis etj. Kur ka një veprim të caktuar që duhet kryer, rritet shansi që vizitori të klikojë, pasi duan të mësojnë më shumë rreth veprimit e përfitimeve të asaj që ju ofroni.

Bëjeni të paharrueshme

Vëmendja e lexuesve është e limituar, ndërsa reklamat të pafundme. Në rrugë, në rrjete sociale, kudo, ne shohim reklama. Bëjeni sa më të paharrueshme fushatën tuaj. Qoftë me pamjen, mesazhin apo shërbimin që ofroni, përpiquni të jeni sa më të vështirë për tu harruar. Dikush mund mos të klikojë te reklama juaj herën e parë që e sheh, por herën e dytë (apo të tretë) mund të jenë kuriozë ose ti jetë krijuar nevoja për produktin tuaj dhe të klikojnë. Sa më i paharrueshëm brand-i juaj, aq më shumë shanse që një lexues t’ju mbajë mend, të klikojë dhe t’ju zgjedhë.

October 5, 2019

Pavarësisht trendeve, disa forma reklamimi janë të konsoliduara në treg dhe nuk zhgënjejnë asnjëherë. Mësoni për 5 prej tyre.

October 4, 2019

Duke mësuar ndryshimet dhe ngjashmëritë e tyre, ju mund ti ofroni një shërbim më të mirë klientëve tuaj.

October 3, 2019

Lexoni këtë artikull nëse ende nuk jeni të bindur për fuqinë e kontentit.

October 2, 2019

I ndiqni këto praktika të domosdosshme për të pasur sukses me fushatat?

October 1, 2019

80% e kohës së një marketieri duhet shpenzuar duke shpërndarë kontentin.

September 30, 2019

Reklamat native janë risia më e madhe e marketingut dixhital. Por si ka nisur dhe si ka përparuar trendi nativ gjatë viteve?

September 27, 2019

CEO, liderë dhe specialistë të fushës tregojnë sekretet dhe çfarë kanë mësuar gjatë karrierës.

September 26, 2019

Audienca juaj do e ketë të pamundur mos të klikojë për të lexuar më shumë.

September 25, 2019

I kishit hasur më parë këto fakte interesante?

September 24, 2019

SEO është një nga mënyrat më të sigurta për të sjellë vizitorë të rinj në faqen dhe në dyqanin tuaj.