Faqet prezantuese më të suksesshme

Rregullat e përgjithshme për të bërë faqet tuaja prezantuese të shkëlqejnë janë 4:

  1. Një titull interesant
  2. Tërhiqni menjëherë vëmendje me foton apo videon kryesore
  3. CTA e vetme, e kuptueshme dhe që tregon vlerën tuaj unike
  4. Përmendja e e karakteristikave dhe përfitimeve që sjell përdorimi i produktit

Cilët janë disa shembuj të denjë të faqeve prezantuese dhe cilat faqe e teprojnë? Po nisim me një shembull të çfarë NUK duhet të bëni.

Faqja prezantuese nuk duhet të jetë e mbushur me kaq informacion. Imagjinoni sikur të njihni dikë për herë të parë, t’ju thotë emrin dhe më pas të fillojë t’ju japë pafund informacion për veten pa u siguruar në asnjë moment që ju doni të dini më shumë rreth tyre. Faqja prezantuese e mëposhtme ndihet e tillë. Edhe nëse informacioni është interesant, për një prezantim të parë është i tepërt dhe i largon vizitorët.

Me eksperiencë shumëvjeçare ne kemi ndërtuar shumë uebsite dhe kemi ndihmuar dhjetëra biznese të avancojnë. Ja disa shembuj “në aksion” të praktikave të mira në faqet e suksesshme që Boost ka krijuar.

Wise Marketing Center

143046 persona kanë vizituar faqen e Wise Group! Faqja e tyre prezantuese ka sjellë shumë regjistrime dhe ka rezultuar në punësimin e qindra të rinjve në Shqipëri. CTA është e thjeshtë dhe e pozicionuar në mes të faqes çka e bën të vështirë të anashkalohet. Shkrimi është bindës dhe vlera e punësimit e qartë: “Paga që ne ofrojmë për ty është 500 Euro dhe shpërblim për çdo arritje”. Aplikimi kryhet në pak sekonda e për personat e interesuar më tej, faqja vazhdon duke treguar konkretisht pse duhet të aplikoni te Wise Marketing Center.

Shell

Kjo është faqja prezantuese e distributorëve zyrtarë të Shell e krijuar nga Boost. Ajo ka pasur 34080 vizitues dhe ka performuar shkëlqyeshëm.

  • Videot funksionojnë shumë mirë, duke rritur konvertimin deri në 86%. Për këtë faqe prezantuese, Boost ka përdorur këtë video që tregon qartazi pse vajrat e Shell janë të duhurit
  • Shtimi i kredibilitetit me reviews apo në këtë rast përdorimin e logos së Shell dhe ripërmendjen e gjigandit të vajrave
  • Tekst dhe qëllim i qartë: prezantimi dhe shitja e vajit Helix, i cili është i përshtatshëm për çdo makinë

Tirana Business Park

Tirana Business Park, projekt i Linder Group, është koncepti unik i ndërtimit të një parku biznesi me standarte gjermane në Shqipëri. Prej muajsh, BOOST kujdeset ekskluzivisht për marketingun dixhital të Tirana Business Park, duke sjellë rezultate dhe bashkëpunime të suksesshme. Një prej tyre është faqja prezantuese e mëposhtme me foto që ndryshojnë për të dhënë një ide të përgjithshme të TBP. Me një regjistrim që kryhet brenda pak sekondash si CTA, ato kanë pasur mbi 50000 vizita dhe qindra interesime.

Ne kemi bashkëpunuar me klientë në industri të ndryshme dhe faqet prezantuese kanë treguar gjithmonë të jenë aset tejet i rëndësishëm për strategjinë e kompanive. Ndiqni strukturën e mësipërme dhe rregullat e faqeve prezantuese dhe do keni sukses në prezantimin e çdo shërbimi.