Telefonat celularë: Eksperienca e Infinite Feed

Sipas eMarketer, përqindja më e madhe e konsumatorëve raportojnë se përdorin celularët për të aksesuar të rejat e fundit.

Gjithmonë e më shumë audiencat e publikuesvepo konsumojnë kontent nga telefonat e tyre celularë. Prandaj duhet kuptuar mendësia e përdorur për celularët dhe adaptuar faqja jonë duke mbajtur mend këto kritere:

Lexuesit duan eksperiencën e profilit infinit

Profilet infinitë (infinite feed) ndikojnë pozitivisht lexuesin edhe në desktop, por ndikimi më i madh është kur konsumatorët navigojnë në telefon. Një profil infinit është kur ti mund të vazhdosh të eksplorosh në mënyrë të pafundme. Nëse logohesh në Instagram, mund të shohësh foto dhe postime të miqve të tu për shumë kohë. Ndryshimi në session depth ishte rritje me 32% dhe rënie në 67% përsa i përket bounce rate. Ne ndihemi më të afërt me telefonin sesa me kompjuterin. Gjithashtu, profilet navigohen më thjesht në celular, si dhe funksionojnë më mirë.

Ne ndihemi më të afërt me celularët tanë

Është zbuluar se shumë përdorues të telefonave ndjejnë ankth nëse e kanë të pamundur ti përdorin ato. Ne kemi krijuar marrëdhënie të forta varësie emocionale me celularët. Kjo ndjesi lidhet edhe me kohën që ne harxhojmë në telefon, rreth 2 orë e 51 minuta. Telefoni na duket një zgjatim i vetvetes, nisur nga sa i personalizuar është.

Lexuesit preferojnë konsumimin e informacionit në telefona, sidomos kur ky informacion është personal: mbi shëndetin apo mbi takime romantike (dating). Uh la la!

grua duke perdorur celularin by Chad Madden on Unsplash

Profili infinit është shumë i përshtatshëm për ata që janë në lëvizje

Ne kemi nevojë të lexojmë informacione duke lëvizur. Kjo shpesh nënkupton se kemi vetëm një dorë të lirë. Të kesh vetëm një dorë të lirë do të thotë të navigosh me gishtin tregues. Profilet infinit, të cilët kërkojnë vetëm një lëvizje gishti, krijojnë një ekperiencë të thjeshtë navigimi.

Profili infinit ka më pak nevojë për vëmendje

Të qënit gjithmonë në lëvizje ndikon kohën e navigimit, por edhe vëmendjen që ne i kushtojmë diçkaje. Lexuesit kanë nevojë të argëtohen kur janë në autobus, por nuk janë totalisht të përqëndruar sepse janë duke pritur stacionin e tyre. Kohëzgjatja mesatare e një sesioni navigimi në desktop është 150 sekonda, dyfishi i navigimit në celular. Si ka mundësi? Përdoruesit kanë ndërprerje të shumta kur përdorin telefonat. Ata nuk kanë kohë të kërkojnë sërish për informacione interesante. Duhet një dizajn që i lejon të rikthehen shpejt pas ndërprerjes që mund të kenë patur.

Lexuesit nuk kanë nevojë të kërkojnë dhe të humbin kohë. Dizajni dhe numri i vogël i artikujve në ekran e bën më të thjeshtë rikthimin pas ndërprerjeve. Prandaj, profilet infinit janë një plaformë e shkëlqyer.

Adaptuar ngaTaboola

Krijoni Fushatën e Parë në Boost
Provo Platformën!