Situatat e jashtëzakonshme, ose le ta themi ndryshe krizat, janë një mundësi fantastike për të bërë një hap pas e për të monitoruar me vëmendje sjellje të ndryshme njerëzore, profesionale, sociale, politike, kulturore, etj.

Ne kemi vendosur që këtë hap mbrapa ta bëjmë për të studiuar sjelljen e disa nga mediave më prestigjioze në botë. Kjo pasi, në një moment kritik dhe thelbësor për ndarjen e informacionit shpejtë dhe saktë lidhur me COVID – 19, njerëzit “e ngujuar” në shtëpi, më shumë se kurrë e kanë pasur vëmendjen të përqendruar te informacioni i marrë nga mediat e ndryshme.
Ajo që ka rrëmbyer vëmendjen tonë gjatë studimit, është se botuesit e mediave më prestigjioze në botë i janë përgjigjur 4 drejtimeve të ndryshme përgjatë javëve të fundit – rritjes së trafikut në uebsajt, “boom”-it të e-commerce, eventeve të anuluara kudo në botë dhe trendit për fitness në shtëpi.
Më poshtë do t’ju paraqisim disa shembuj se si botues me një gamë të gjerë ndjekësish po i përgjigjen nevojave të lexuesve gjatë shpërthimit të kësaj pandemie:
The Wall Street Journal ka krijuar një seksion më vete lidhur me koronavirusin, kontent të ngjashëm, pyetje dhe përgjigje, si dhe video.
The Wrap ka siguruar 4- fish më shumë përmbajtje ekskluzive për abonentët “pro”, përgjatë muajit të fundit.
Stat News ka bërë pa pagesë të gjithë artikujt për koronavirusin ose lidhur me pandeminë, e për dy muajt e parë të këtij viti ka pasur rritje të lexueshmërisë me 225%.
Media njujorkeze The Strategist është mbështetur fortazi në e-commerce me guida dhe shpjegime të detajuara për produkte që duhen blerë për raste emergjencash.
Business Insider, CNET, Wired, Gizmodo, T3 janë mbështetur gjithashtu në tregtinë online, te pajisjet e zyrës, punës, karriget më të rehatshme, duke marrë parasysh që njerëzit po punojnë nga shtëpia.
Protocol sapo lancoi një seri takimesh virtuale, për të gjetur një mënyrë për të mbushur hapësirat boshe.
The Texas Tribune ka lancuar evente virtuale dhe bisedave me gazetarët.
PopSugar Fitness lancoi “Active”, një platformë për t’u regjistruar në klasa online workout-i, duke lejuar fillimisht abonentët të abonohen falas.
Mindbodygreen bëri publike për të gjithë 5 nga klasat e tyre më të suksesshme dhe më të shitura në e-commerce, falas.
Hearst Magazines e shtyu abonimin falas të videove të ushtrimeve për trupin, nga 7 ditë në 30 ditë, për të gjithë.
Duket se këto përpjekje nuk kanë qenë të kota! Përpos relaksimit në tarifa, Bloomberg apo The Atlantic kanë pasur rritje të abonentëve.
Në këtë kohë krize, njerëzit janë të zhytur në botën virtuale, nga ku kërkojnë me ngulm mënyra se si të zbaviten dhe të jenë kreativ, në këto kushte që janë. Njerëzit po kërkojnë nga botuesit online të marrin informacion të përditësuar, por jo vetëm. Edhe argëtim, zbavitje, si dhe ide që i ndihmojë të manifestojnë kohën në forma interesante.
Pra, të marrin më të mirën e këtyre ditëve të vështira… Duhet thënë, madje duhet nënvizuar, se ata botues të mediave online që do të vazhdojnë të sjellin ide inovative e të gjejnë mënyra kreative dhe empatike, do të kenë sukses në rritjen e angazhimeve të audiencës, si dhe do të gjenerojnë më shumë të ardhura në ditët në vijim.
A e dini se 93% e mesazheve reklamuese arrijnë tek audienca e gabuar? Reklamuesit po dërgojnë mesazhe te audiencat e gabuara, të cilat per rrjedhoje mund të nxisin indirekt përdoruesit të bllokojnë, injorojnë ose bezdisen nga reklamat. Për më tepër, mesazhet reklamuese që arrijnë tek përdoruesit e gabuar do të thotë që përmbajtja është e […]
Sot 30% e përdoruesve të internetit përdorin adblocker për të bllokuar reklamat/banera, ndaj reklamuesit duhet të gjejnë mënyra të reja për të arritur audiencat dhe për të shitur produkte. Për shumë marka, reklamat native janë zgjidhja. Studimet tregojnë që deri në fund të vitit 2021, reklamat native do të sigurojnë 74% të të gjitha të […]
Analiza e konkurrencës është një element kryesor i marketingut dixhital. Ajo tregon se si konkurrentët tuaj kanë kaluar sfida të ngjashme të marketingut me tuajat. Për më tepër mësoni çfarë ka funksionuar (dhe çfarë jo) me ta. Analizimi i konkurrentëve tuaj mund t’ju ndihmojë të poziciononi më mirë brenda një fushe specifike. Nëse doni të […]
Rritja e trafikut cilësor të faqes në internet është diçka për të cilën çdo biznes përpiqet, pavarësisht nëse ata sapo fillojnë ose janë të mirë-vendosur. Ka kaq shumë resurse për rritjen e trafikut, kështu që për ata që sapo e kanë nisur, nga të fillojnë? Këtu janë 4 mënyra për të rritur trafikun e faqes […]
Bazuar në trendet e marketingut dixhital për vitin 2020, ja 6 pika se si mund të përmirësoni marketingun tuaj në muajt në vazhdim:
Kur jeni duke nisur një fushatë marketingu në internet, sfidat me të cilat do të haseni janë të shumta, por kjo vetëm në rast se nuk mësoni disa “truk”- e të vogla, që do t’ju informojnë mbi rrugën e duhur që duhet të ndiqni, për të depërtuar në “sytë” dhe “veshët” e konsumatorëve tuaj tipikë! […]
Ekziston një arsye kryesore pse videot native kane fituar epërsi ndaj videos së rregullt dhe ja: Videot native nuk janë ndërhyrëse, kështu që nuk e bezdisin audiencën siç bëjnë reklamat e tjera. Reklamat video native synojnë të përputhen me pamjen, ndjesinë dhe website-s në të cilën ato shfaqen. Në 2021, reklamat me video do të […]
Bukuria e vërtetë e marketingut të kontentit qëndron në sa mënyra të ndryshme mund të bëhet, por për ironi të fatit kjo është gjithashtu një nga aspektet më sfiduese të tij. Mënyrat më të mira për të bërë marketing të kontentit fillojnë të gjitha me të kuptuarit e asaj çfarë është marketingu i përmbajtjes dhe […]
Pavarësisht sa të bukura janë landing pages, është shkrimi që bën ndryshimin se me sa efektshmëri një landing page konverton vizitorët. Nga titulli tek thirrja për veprim (CTA), çdo aspekt i shkrimit është thelbësor për t’ju ndihmuar të arrini qëllimin tuaj për të marrë përfitime dhe shitje. Në këtë udhëzues ju do të shikoni si […]
Përveçse një institucion arsimor universitet në vetvete janë një biznes i mirfilltë dhe si të tillë duhet të ngrejnë stuktuara të veçanta dhe të ndjekin strategji të caktuara marketingu për të arritur qëllimet e tyre. Marketingu dixhital është forma më e fuqishme e marketingut që çdo organizatë përdor sot, për këtë po listojmë disa pika […]
Gjenerimi i klientëve është procesi i tërheqjes dhe konvertimit të të interesuarve për të përdorur shërbimet tuaja për të marrë me qira, për të blerë ose shitur një shtëpi ose pronë. Me shtrirjen gjithnjë e më të zgjeruar të mediave dixhitale, agjentët duhet të mendojnë për gjenerimin e klientëve me anë të inbound dhe outbound […]