Specialistja jonë e marketingut i përgjigjet 7 pyetjeve: fushatat, bota e marketierëve dhe parashikimet për reklamimin

Marketingu është në qendër të asaj çka ne bëjmë. Duke bashkëpunuar me bizneset më të mira në Shqipëri, ne kemi perfeksionuar strategjitë e marketingut dhe kemi ideuar qindra fushata. Kjo nuk do qe e mundur pa specialisten tonë të marketingut dixhital, Redona Balliu. Ajo ka studiuar teknologji informacioni dhe ka ekspertizë në komunikimin dixhital. Lexoni më poshtë për këshillat e saj, parashikimet për të ardhmen e reklamimit dhe sipërmarrjen e saj më të re.

Aspekti yt it preferuar i të qënit në botën e marketingut?

Të bërit pjesë e kësaj bote nuk është diçka qe e kisha menduar më përpara, aspak. Kalimi nga teknologjia e informacionit në marketing ka qenë një kthesë e rastësishme për mua, por shumë e bukur dhe që më ka mësuar shumë. Edhe pse disi të ngjashëm, marketingu ndryshon shumë nga programimi.

Bota me të cilën jam njohur falë marketingut më ka zhvilluar tej mase aftësitë komunikuese. Gjithashtu kam zgjeruar botëkuptimin rreth bizneseve dhe aspekteve që i duhen një biznesi për të qenë vërtet i suksesshëm. Ka shumë varietet dhe nuk ndalon kurrë së mësuari, është një botë e bukur së cilës dua të vazhdoj ti përkushtohem.

Si specialiste e marketingut dixhital, në çfarë konsiston një ditë e zakonshme pune për ty?

Çdo ditë fillon me një filxhan kafeje, shikimin e reklamave (ads) aktive dhe ecurinë e tyre nga dita e mëparshme. Disa mund të mos performojnë mirë, prandaj optimizimi dhe ndryshimi i tyre janë pjesë të rëndësishme të punës. Shpesh, vetëm një ndryshim i vogël duhet për të rritur performancën.

Më pas kujdesem për prezencën sociale të Boost. Shoh kur duhen postime të reja, kërkoj rreth kurioziteteve interesante për audiencën. Sidomos pas daljes së platformës për native ads, informimi është tepër i rëndësishëm. Komunikimi i herëpashershëm me klientët është gjithashtu pjesë konstante e punës, sidomos kur lind nevoja për update. Pastaj vijojnë detyrat e përditshme në varësi të ditës, duke bashkëpunuar me kolegët për të krijuar kontent të bukur.

Pyetja që dëgjon më shpesh si specialiste marketingu nga personat jashtë fushës?

Thuajse gjithmonë prezantimi im si specialiste marketingu pasohet nga pyetja “Po çfarë bën?!” (qesh). Mënyra më e thjeshtë që kam gjetur për ta shpjeguar: “E ke parasysh atë sponsored aty sipër? Epo e bëj unë.” (qesh) Edhe ata që kanë informacion mendojnë se marketingu është i thjeshtë. Diçka që mund ta bëjnë të gjithë, që fillon dhe mbaron tek ai shkrimi “sponsored”. Realiteti është ndryshe. Unë kam dy vite që e ushtroj këtë profesion full-time, por si 80% e oqeaneve janë ende të pazbuluara, marketingu po ashtu është një botë shumë e madhe, vështirë të njihet e gjitha.

Nëse dikush dëshiron të bëhet marketier, çfarë do i këshilloje të mësonte?

Nëse po konsideroni të hyni apo jo në rrugën e marketingut, jua këshilloj plotësisht ta bëni. Eshtë një botë tërheqëse që të bën për vete. Përpos kësaj, këshilla ime do ishte të mos fokusoheni te gjërat bazike e të mirëqena, tek thjesht të postuarit diçka.

Kur nisni të bëni marketing, sidomos për kompanitë e tjera, duhet të njihni problematikat e tyre. Çfarë i mungon një biznesi? Më pas ta vendosni në praktikë duke nisur krijimin e strategjisë së atij klienti. Nuk mundet dhe nuk duhet thjesht të bëni një reklamë pa menduar çfarë i duhet biznesit konkretisht. Duhet filluar nga audienca, duhet të studioni biznesin, pastaj platformat dhe reklamat specifike. Shpesh ka një zgjidhje për çdo problem apo dëshirë të klientit, por gjithmonë duhet hulumtuar.

Po merresh me ndonjë projekt personal për momentin?

Në fakt pak ditë më parë më ka ardhur një ftesë nga një organizatë ndërkombëtare në botën e start up-eve. Unë kam marrë pjesë edhe më parë në sipërmarrje të tilla, si përfaqësuese e zonës nga vij. Ideja që do propozoj sërish lidhet me vendin tim. Bizneset e mira që mund të investojnë në marketing përgjithësisht punësojnë agjenci për ta bërë këtë. Ndërsa bizneset e vogla, sidomos në rrethe, nuk kanë resurset e nevojshme për këtë.

Shumë zonja e familje në rrethe kanë punime të bëra me dorë, e produkte të tjera tepër të veçanta. Fatkeqësisht pak veta kanë njohuri rreth ekzistencës së këtyre punimeve të çmuara. Shumë organizata i janë përkushtuar avancimit të ideve kreative dhe vendit tonë e veçantive të tij. Nëse do bëhem pjesë e kësaj nisme, do jem pjesë e një trajnimi 8-mujor, në fund të së cilit mund të kem start up-in tim dhe të ndihmoj në këtë aspekt.

Një mendësi që e aplikon shpesh në profesion?

Mund të përballem me një buxhet shumë të madh ose shumë të vogël. Për çfarëdo buxheti të bëhet fjalë, në fund të fushatave, klienti duhet të mbetet sa më i kënaqur. Këtë mendësi e kam pasur kudo që kam punuar. Një klient “VIP” apo një biznes i vogël, kjo nuk ka rëndësi, çdo klient meriton më të mirën. Sado e ngjeshur të jetë dita, nuk duhet anashkaluar asnjëherë procesi i optimizimit, edhe për kompanitë e vogla. Në fund të fundit ne jemi “Boost your business” (qesh).

Çfarë parashikon që do ndodhë në të ardhmen e marketingut?

Këto vite që unë kam qenë pjesë e botës së marketingut, ai ka avancuar jashtëzakonisht shumë. Duhet fokus për tu siguruar që po qëndron koherent, pasi çdo ditë ka të reja. Unë besoj se përderisa trafiku është rritur tej mase në përdorim si formë marketingu, së shpejti nuk do të ofrojë më të njëjtat konvertime dhe rezultate.

Bizneset do i drejtohen platformave dhe mënyrave të reja, që do jenë jo-bezdisëse për njerëzit. Si platforma jonë për shembull (qesh). Parashikimi im është se audiencat do duan të lexojnë dhe të informohen, jo sepse janë bezdisur, por sepse janë të interesuar për përmbajtjen. Bizneset duhet të sigurohen që do të ofrojnë këtë përmbajtje interesante.

October 11, 2019

Në muajin Ndërkombëtar të Kancerit të Gjirit, Boost i bashkohet thirrjes ndërgjegjësuese në mbështetje të çdo gruaje që po lufton fort.

October 1, 2019

80% e kohës së një marketieri duhet shpenzuar duke shpërndarë kontentin.

September 27, 2019

CEO, liderë dhe specialistë të fushës tregojnë sekretet dhe çfarë kanë mësuar gjatë karrierës.

September 26, 2019

Audienca juaj do e ketë të pamundur mos të klikojë për të lexuar më shumë.

September 25, 2019

I kishit hasur më parë këto fakte interesante?

September 23, 2019

CTR afekton suksesin si për publikuesit, si për reklamuesit. Si mund të siguroheni që fushata juaj do arrijë një CTR të lartë?

September 18, 2019

Marketingu i kontentit kushton 63% më pak sesa ai tradicional dhe 3-fishon leads. Ja disa nga gabimet që bëhen më shpesh te marketingu i kontentit.

September 16, 2019

Çfarë duhet të kërkoni në një agjenci për të pasur një bashkëpunim të frytshëm?

September 11, 2019

Faqet prezantuese (landing pages) përdoren nga marketierë në të gjithë botën për të rritur shitjet dhe suksesin e bizneseve. Ja si të ktheni vizitorët në klientë besnikë.

September 6, 2019

Një përzierje e trendeve të fundit me konceptet tradicionale që i kanë rezistuar kohës është kombinimi ideal për fushata. Disa këshilla për të ndezur kreativitetin tuaj.