Fjalorth

A/B teste

Krijimi i dy versioneve dixhitale të të njëjtit aset për të parë cili version performon më mirë

AdSense

Program i Google i cili përdoret për reklamat që tregohen në faqen web të dikujt, të targetuata për atë audiencë dhe të administruara nga Google

Algoritëm

Një set instruksionesh që ndiqen për të zgjidhur një problem, në një farë mënyre një listë të detajuar gjërash për të bërë për kompjuterin

Blog

Një koleksion artikujsh të shkruar për një temë të caktuar, si ky që jeni tani

Brand Affinity

Niveli më i vlefshëm i marrëdhënies me klientët i bazuar në besimin se kompania dhe klienti ndajnë vlera të ngjashme

Brand Identity

Eksperienca vizuale që një përdorues ka me faqen, shërbimin apo produktin tuaj

Browser

Një program kompjuterik që përdor UI për të shfaqur skedare (files) HTML, i përdorur për të naviguar internetin

Buyer Persona

Persona përdoret në marketingun e fokusuar te përdoruesi si një karakter fiktiv që përfaqëson një përdorues që përdor një faqe, brand apo produkt në mënyrë të ngjashme

Co-marketing

Shprehja "bashkimi bën fuqinë" aplikohet edhe në marketing. Strategji bashkëpunimi që bashkon resurset dhe audiencat e dy ose më shumë kompanive

Crawl

Crawlers janë kërkuesit e Google të cilët kërkojnë faqet web, për të gjetur faqet e reja dhe të përditësuara që duhen shtuar në indeksimin e Google

CRM

Menaxhimi i marrëdhënieve me konsumatorët CRM është qasja e një kompanie për të menaxhuar ndërveprimet e një kompanie me klientët e tashëm dhe ato potencialë, përgjithësisht i referohet një sistemi online

CPA Kostoja e fitimit të klientit

Kostoja për kryerjen e veprimit që dëshirojmë nga klienti, p.sh. të klikojë diku, të plotësojë një pyetësor etj.

CTA Thirje për veprim CTA

Kliko këtu tani! Kjo është një thirje për veprim (CTA). Term që i referohet një linku apo një butoni që supozohet të inkurajojë kryerjen e një veprimi ose një blerjeje

CTR Norma e klikimit

Numri i përdoruesve të cilët klikojnë një link kur shohin një faqe, marrin një email, shohin një reklamë. Përdoret për të matur suksesin e një fushate online, 0.35% është një normë mesatare klikimi

Demografi

Të dhëna statistikore rreth një pjesë të caktuar të audiencës: sipas gjinisë, nënshtetësisë, moshës etj.

Extensions

Extensions (zgjatimet) janë programe të vogla software që personalizojnë eksperiencën e navigimit, ato lejojnë përdoruesit të përshtasin funksionalitet e Chrome

Faqe prezantuese

(Landing page) Një faqe e vetme me të cilën përdoruesit “prezantohen” kur klikojnë diku. Përgjithësisht ofron diçka me vlerë si një program falas, një kod zbritje. Ato nuk janë të përhershme, por shërbejnë për një kohë dhe qëllim të caktuar

Feed

Transmetim i vazhdueshëm të dhënash te një audiencë e caktuar, p.sh. ne themi se jemi në feed kur ne navigojmë në Facebook apo Instagram dhe shohim postimet e fundit nga miqtë tanë

Fjalë kyçe

(Keywords) Fjalë ose terma që shpjegojnë për çfarë është kontenti i një faqeje, shpesh i referohen fjalëve që dikush kërkon në Google

Guest post

Postimi i një "mysafiri" nënkupton shkrimin dhe publikimin e një artikulli në website apo blogun e dikutj tjetër. Mënyrë shumë e mirë për të ndërtuar audiencën, dhe për backlinks

Hinka e marketingut

(Sales funnel) Përshkruan rrugëtimin e një klienti me një biznes, nga ndërgjegjësimi për markën (fillimi i hinkës) deri te blerja (fundi i hinkës). Disa kompani kanë strategji të ndryshme në varësi të vendndodhjes në hinkë të klientëve

Impression

Term që i referohet pikës kur një reklamë shihet nga një vizitor, ose paraqitet në një faqe, pra numri i herëve që një përmbajtje shfaqet

Influencues

Njerëz në rrjete sociale të cilët kanë krijuar një audiencë besnike, ato postojnë rregullisht dhe janë ekspertë në fushën specifike: moda, teknologjia, etj.

Infografika

Një përfaqësim vizual informacionesh ose të dhënash

Kërkim organik

Kur kërkojmë diçka në internet, motorrët e kërkimit na tregojnë rezultate organike dhe rezultate të paguara. Organik përdoret si cilësim edhe për trafikun në një faqe

Kontent

Ndryshe përmbajtja, kontenti përfshin të gjitha materialet dhe asetet e krijuara online: shkrime, video, infografika etj. Marketingu i kontentit është një qasje strategjike e fokusuar te krijimi dhe shpërndarja e kontentit të vlefshëm, relevant dhe konsistent për të tërhequr persona të interesuar

Konvertim

Kthimi i personit që po lundron në një faqe në internet në klient, konvertimi i lartë nënkupton një faqe apo një fushatë të suksesshme

Kontent interaktiv

Përmbajtje që përfshin përdoruesin, përtej shikimit dhe leximit

KPI Matësit kyç të performancës

Vlera të matshme të cilat tregojnë sa efektivisht po arrin një kompani objektivat e veta të marketingut

Leads

Një kontakt, individ apo organizatë potenciale për tu bërë klientë. Përgjithësisht merren nga referimi i një klienti ekzistues, si dhe nga një përgjigje direkte ndaj një reklame

Lead generation

Procesi i identifikimit dhe kultivimit të konsumatorëve potencialë (leads) të një produkti apo shërbimi të një biznesi

Marketimi i afiliuar

(Affiliate Marketing) Nëse personi që po ofron shërbimin, merr një pjesë të fitimeve, ky quhet marketing i afiliuar.

Marketingu dixhital

Marketingu i produkteve me anë të teknologjive dixhitale, në internet, në telefona celularë, në fushata etj.

Monetizim

Kthimi i një investimi në para, p.sh. mund ti referohet fitimit të të ardhurave nga videot në YouTube

Motorrët e kërkimit

Sistem software i dizenjuar për të kërkuar informacion në internet: Google, Bing, etj.

Ndërgjegjësimi ndaj markës

(Brand awareness) Shkalla e njohjes së një kompanie nga klientët vetëm nga emri, pamja, etj. P.sh. brand awareness për Coca-Cola është maksimale

Network marketing

Gjithashtu i njohur si marketing me disa nivele (MLM), është një model biznesi ku kontraktuesit e pavarur shesin produkte të një kompanie dhe marrin një komision nga shitjet

Norma e përmbushjes

(Completion rate) Përqindja e kontentit që sheh audienca e targetuar, p.sh. deri në cilin sekond është parë një video 2-minutëshe

Optimizim

Veprimi apo metodologjia e kthimit të diçkaje në versionin më të mirë. Mund ti referohet funksionaliteteve, pamjes vizuale etj.

Platforma

Vende në internet ku mund të marketosh kontentin tënd, ato mund të përdoren për ndërveprime sociale si Facebook, ose për të ofruar një shërbim si Uber apo Airbnb

Plugins

Komponent që shtohet në një program ekzistues, shpesh përdoret për WordPress. Një shembull plugin është ai që shohim shpesh online që na lejon të ndajmë një artikull në rrjetet sociale

Publikues

Ata që publikojnë kontent online, p.sh. Panorama, noa.al etj.

Realiteti virtual VR

Përdorimi i teknologjive kompjuterike për të krijuar një ambjent të stimuluar

Reklama native

Strategji marketingu dixhital ku produkti apo shërbimi tregohet si këshillë për audiencën. Ato kanë normë hapje më të lartë, janë më interesante dhe më të pëlqyera nga audienca

Reklama ndërhyrëse

(Intrusive ads) Reklama tradicionale që ndërpresin navigimin dhe nuk përshtaten me pjesën tjetër të faqes

Reklama tradicionale

Formë marketingu e përdorur masivisht për të reklamuar produkte, shumica e reklamave që sheh në ditë janë reklama tradicionale display ads

Reklamues

Personat apo kompanitë që paguajnë për të reklamuar produktet e tyre në faqe të ndryshme

Remarketing

Taktika e ritargetimit të personave të cilët kanë parë tanimë reklamën tuaj, për tja riprezantuar produktin apo faqen tuaj atyre

Responsive Design

Dizajn "reagues". Përdorimi i HTML dhe CSS për të bërë një faqe të zvogëlohet apo zmadhohet automatikisht që të ngjajë mirë në çdo pajisje

Rich Media

Term i marketingut dixhital për një reklamë që përfshin video, audio apo elementë të tjerë që inkurajojnë shikuesit të angazhohen dhe ndërveprojnë me kontentin

ROI Kthim Investimi

Raporti mes fitimit neto dhe kostos së investimit, p.sh. një ROI shumë e mirë në një vit për një investitor është rreth 15%

Segmentim

Ndarja e një audience apo tregu të madh në varësi të një faktori. Ka 4 lloje segmentimi: gjeografik, demografik, psikografik dhe bihevjoral (sjellor)

SEM

Marketingu i motorrëve të kërkimit (SEM) është një strategji e marketingut dixhital. Një formë e marketingut që përfshin promovimin e një faqeje ueb duke rritur shikueshmërinë e saj në faqet e rezultateve, shpesh me anë të reklamave të paguara (paid advertising)

SEO

Optimizimi i një faqeje web për motorrët e kërkimit

SERP

Faqet e shfaqura nga motorrët e kërkimit, kur një person kërkon një fjalë apo togfjalësh. Faqet e shfaqura mund të ndahen në rezultate organike dhe rezultate të paguara

Target marketing

Marketingu i targetuar, një treg target është një grup klientësh tek i cili një biznes po drejton resurset dhe strategjitë e marketingut. Tre aktivitetet kryesore të target marketing përfshijnë segmentimin, targetimin dhe pozicionimin

UI

(User Interface) Çdo gjë e përfshirë në një pajisje me të cilën një person mund të ndërveprojë, nënkupton mënyrën si një përdorues ndërvepron me një website apo aplikacion

UX

(User Experience) Procesi i rritjes së kënaqësisë që një përdorues do ketë duke përdorur një sistem, duke optimizuar lehtësinë e përdorimit, nivelin e aksesuesshmërisë etj.